ITALI - Gjashtë shkencëtarë italianë dhe një ish zyrtar i qeverisë janë dënuar me 6 vite burg lidhur me tërmetin vdekjeprurës të vitit 2009 në l'Aquila të Italisë.

Një gjykatë e vendit i shpalli shkencëtarët fajtor për vrasje të shumëfishtë me paramendim. Hetuesit u shprehën se të pandehurit vetëm një javë përpara këtij tërmeti kanë deklaruar duke siguruar kështu njerëzit se nuk do të kishte asnjë tërmet të rrezikshëm, ndonëse nga ana e tyre mbrojtja u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që të parashikohet një tërmet i përmasave të tilla.

Tërmeti me magnitudë 6.2 shkatërroi të gjithë qytetin e l'Aquilas dhe shkaktoi vdekjen e 309 personave. Gjyqi i udhëhequr nga gjyqtari Marco Billi zgjati më shumë se 4 orë.

Shtatë të pandehurit, të gjithë pjesëtarë të Komisionit Kombëtarë të Sigurisë dhe Parandalimit të Rreziqeve të Rënda, u gjykuan pasi kanë dhënë informacion "të pasaktë, të paplotë dhe kontradiktore" në lidhje me rrezikun e lëkundjeve të ndjera përpara tërmetit të 6 prillit 2009. Gjykatësi vendosi gjithashtu se shpenzimet e gjyqit do të paguhen nga të pandehurit.

Çështja në fjalë ka alarmuar komunitetin shkencor, të cilët janë shprehur se vetë shkenca është vënë përpara gjyqit, Më shumë se 5.000 shkencëtarë kanë firmosur një letër drejtuar presidentit italian Giorgio Napoletano në mbështetje të të pandehurve.

(ed.ka/Shiqptarja.com)