Tërmeti në Lezhë, dhjetëra qytetarë e kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike

LEZHË- Tërmeti i një nate më parë me epiqendër në Lezhë, krijoj frikë dhe panik tek qytetaret. Menjëherë pas lëkundjeve sizmike të cilat zgjaten për disa minuta, ata dolën nga banesat e tyre, duke qëndruar në rruge apo makina.

Shumë prej qytetareve e kaluan natën nga frika e lëkundjeve të tjera sizmike. Ata thonë se tërmeti ishte i fortë, duke ju shkaktuar frikë dhe panik.

Ishim në gjumë, ishim shtrirë. Jemi jashtë se frika bën të veten. Kalamajtë kanë frikë të futen brenda sepse kujtojnë tërmetin e kaluar. Kemi frikë të rrimë brenda.

Tërmeti me magnitudë 4.5 balle e kishte epiqendrën në zonën e Lezhës, ndërsa sipas raportimeve lëkundjet fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën