Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Mesazhi emocionues i 11-vjeçarit: Mund të japim rroba për të prekurit dhe të strehojmë njerëzit në shtëpitë tona nëse mundemi

Një 11-vjeçar, nxënës i klasës së pestë në shkollën “1 Maji” në Tiranë ka folur si djalë i rritur për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë duke thënë se duhet të bëhen të gjithë bashkë për të ndihmuar familjet e prekura.

“Jam ndjerë shumë keq se e kemi përjetuar edhe vetë në 2019 por më keq më kanë ardhur për disa fëmijë të cilët i kanë vdekur prindërit e të afërmit e tyre dhe disa fëmijë që kanë humbur jetën. Në një moment edhe jam gëzuar për fëmijë që janë shpëtuar nga rrënoja. Me ndihmën e të gjithëve mund të japim rroba që s’na bëjnë më e t’ja çojmë atyre, të bëjmë diçka me mundësitë tona sepse me gjërat e vogla bëhet një gjë e madhe. Të ndërtojmë një organizatë për ndihmat tona. Do mundohem të gjithë njerëzit e pastrehë që kanë humbur familjen e tyre. Një tjetër ndihmë që mund të japim është të strehojmë ata njerëz edhe në shtëpitë tona nëse do mundemi”, tha Loeni.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në ditë zie, Report Tv në një shkollë në Tiranë! Lutjet dhe mesazhet e fëmijëve, me duar në zemër e qirinj mbi banka mbajnë 1 minutë heshtje


/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis