Tërmeti që tronditi Italinë, asnjë 
qindarkë për komunat e goditura

Tërmeti që tronditi Italinë, asnjë <br />qindarkë për komunat e goditura
Prokuroria italiane ka nisur një hetim për të zbuluar se ku kanë përfunduar 33 milionë euro që janë grumbulluar nëpërmjet mesazheve te dërguara pas tërmetit të ndodhur në gusht të 2016, i cili tronditi Italinë qendrore. 

Falë solidaritetit të italianëve , më shumë se 33 milionë euro u mblodhën nga sms-të, të nesërmen e tërmetit të 24 gushtit 2016 I cili shembi disa komuna në qendër të Itlaisë. Por asnjë nga eurot e grumbulluara nuk ka mbërritur në zonat e shkatërruara. Kështu të paktën deklaron Sergio Pirozzi, kryebashkiaku i Amatrice.

Për këtë arsye prokuroria ka nisur një hetim- raporton Il Fatto Quotidiano . unë mendoj se të gjithë personat që kanë shpenzuar 2 euro me mesazhe, e kanë bërë për të kontribuuar për Amatricen, per Norcian, per Arquata…per të gjitha komunat që në 24 gusht përjetuan një dramë të madhe’’- janë këto fjalët e thëna nga kreybashkiaku i Amatrice, një nga zonat më të prekura.

“Kanë vendosur të mos japin asgjë, të mos e respektojnë vullnetin e popullit. fakti që tek banorët e ketyre zonave nuk ka mbërritur asnjë para, është zhgenjyese, askush nuk beson më asgjë. Qytetari i parë i Amatrices falenderon të gjithë italianët për paratë e dërguara sepse sipas tij është treguar shumë solidaritet, por gjithsesi konfirmoi se fatkeqësisht fondet e mbledhura nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

Prokuroria e Rieti kërkon të verifikojë korrektësinë apo jo të mbledhjes se fondeve nëpërmjet mesheve me një kosto 2 euro, që shumë Italinë kanë dërguar në ndihmë të banorëve pas tërmetit.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë