Tërmeti rrezikoi aktorët, Hervin Çuli tregon për Report Tv çfarë ndodhi në Teatrin Kombëtar

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka folur për Report Tv pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Tiranën, teksa aktorët kanë qenë në prova. Drejtori Çuli tregoi për mikrofonin e Report Tv se në momentin e tërmetit aktorët kanë dalë jashtë, por pasi ka kaluar rreziku ata janë rikthyer dhe kanë vijuar provat.

Lidhur me inspektimin e Inspektoratit të Ndërtimit dhe Zjarrfikëses, pas plasaritjeve dhe çarjeve që pësoi godina e teatrit, Çuli deklaroi se ishte i domosdoshëm skaneri, duke shtuar se kontrolli është bërë edhe në shumë institucione të tjera.

Intervista:

Sapo mbaruat provat pas një tërmeti jo pak ballë, ishit brenda, çfarë ndodhi?

Dolëm nga provat, tërmeti ishte shumë i fortë dhe pati një ndjeshmëri. Pamë shumë punonjës të të gjitha institucioneve të tjera që kishin dalë jashtë, pastaj u kthyem dhe vazhduam provat.

Kishte ardhur dhe Inspektorati i Ndërtimit?

Ka ardhur Inspektorati i Ndërtimit dhe Zjarrfikësi për të bërë një skaner, sepse është i domosdoshëm. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Teatrin Kombëtar, por në shumë institucione, e patë edhe në Komisionin e Ekonomisë.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit thotë se ju ka thënë të mos punoni më këtu ...

Nuk është tamam kështu, sepse Institutit të Ndërtimit dhe zjarrfikëseve ju kam çuar shkresat e mia për një konkluzion përfundimtar prej tyre dhe pastaj unë do të marrë veprimet e mia. Është një gjë që bëhet me shkresa, nuk mund të zgjidhet me gojë. Nuk ka shfaqje në teatër, janë prova që po bëhen. Është një shtesë që është bërë te teatri, është bërë këto vite, është një studio tavoline e ndërtuar me një shtesë, që është me beton.

Ajo që diskutohet është territori, ju për çfarë jeni ...?

Unë jam drejtori i Teatrit Kombëtar, kërkoj kushte më të mira për aktorët dhe teatrin. Unë e kam thënë hapur që nga viti 2014 se ka ardhur koha për një Teatër të ri Kombëtar. Sa i përket metrave, pr/ligji i propozuar parashikon që teatrit nuk do t’i preket asnjë centimetër nga njolla e tij. Nuk dua të merrem me kullat, pasi jam shumë i interesuar që më në fund të mos vazhdojmë me këtë histori 25-vjeçare, por të kemi kushtet optimale për publikun dhe kushte të mira për aktorët.

Po protestat që bëhen çdo pasdite?

Jetojmë në demokraci, gjithsecili ka të drejtën për të protestuar. Kanë bërë protesta paqësore dhe as nuk i ka prekur njeri, janë në të drejtën e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje