Tërmeti/ SHBA dhuron për FA mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash: Qëndrojmë krah Shqipërisë

Tërmeti/ SHBA dhuron për FA mbi 330 mijë dollarë pajisje për raste emergjencash: Qëndrojmë krah Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar sot mbi 330 mijë dollarë pajisjesh për raste emergjencash, pas tërmetit të rëndë të 26 nentorit që mori 51 jetë njerëzish.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një reagimi në rrjetet sociale se SHBA këto pajisje iu ka dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare  që në vlerë monetare arrijnë mbi 330 mijë dollarë. SHBA ka sjellë në vendin tonë gjeneratorë, tenda, elementë ngrohjeje dhe pajisje të tjera.

“Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. ShBA Qendron Krah Shqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga shumë vendet që i janë gjendur pranë Shqipërisë pos tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!