Tërmeti shkund vendin, opozita hesht! Asnjë përfaqësues i tyre s’ka vizituar çadrat

Shqipëria është tronditur për rreth 3 ditë nga tërmetet. Këto ditë të vështira tregojnë se ku është solidariteti i shqiptarëve për njëri-tjetrin.

Në një kohë kur solidariteti njerëzor duhet të tregohet më shumë se kurrë, reagimet nga kampi opozitar lënë shumë për të dëshiruar. Në një kohë që njerëzit kanë nevojë për ndihmë por dhe për mbështetje psikologjike nga kampi opozitar një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në këto momente të vështira më shumë sesa mesazhi politik duhet të tregohet ndërgjegja njerëzore. Jo vetëm politika por kushdo prej nesh duhet të jetë më njerëzor në mbështetjen ndaj personave në nevojë në këto ditë të vështira. Pas një mesazhi të kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale që prej ditës së shtunë asnjë prej ish deputetëve nuk është parë në zonat me probleme

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 ditë, asnjë nga përfaqësuesit e opozitës, nuk është parë në terren pranë banorëve të prekur nga lëkundjet.

Kjo situatë nuk duhet të ketë ndasi politike por duhet që të na bëjë të gjithë bashkë, pasi fatkeqësitë natyrore nuk njohin të majtë e të djathtë. Është për të ardhur keq që dhe në fatkeqësi politika shqiptare është e ndarë dhe nuk mendon për njerëzit të cilët gjenden në qiell të hapur.

Është dita kur të gjithë duhet të jemi bashkë për të qetësuar njerëzit. Mjafton një shtrëngim duarsh me ata që janë në çadër, ose në shtëpitë e dëmtuara, për t’i dhënë një ditë shprese se ditë më të mira do vijnë.

Duhen vepra jo fjalë, shqiptarët kanë nevojë për të gjithë…

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shkodrani: 24/09/2019 09:05

    i ka dale cadra prej hunesh ktyre

    Përgjigju
  • edi: 24/09/2019 01:34

    Nga te gjithe ju K/Parlamentaret e rrugeve ,mos u fshini rrezave dhe i qani hallin Popullit qe ka hall ,ju vardiseni qyteteve si Durres Tirane e gjetka duk bere mbledhje zyrave ,Oh Klubeve duke henger e pire dhe shalengjituri Lulush bej lutje madje ne emer te Zotit , Ju duhet te beni detyren dhe besimin Shqipetar Kthejani parat qe i vodhet Popullit ne Qeverine Berisha .Dhe ndoshta do ndjeheni me te shplodhur dhe madje te harruar nga SPAK e DREJTESI ,Vizitat do duken me Popullore dhe Populli do te ju ndihmoje per te ardhmen tuaj ,qe jeni lenene or me mire keni lene vehten jashte ,Populli ndoshta se din ju pagoheni sikur jeni brenda ne Parlament .Ndaj ju keni kohe dhe qetesi qe te beni cfare ju teket ,(Gjithmone ne emer te Popullit ) si atehere ne kohen e qeverisjes Berisha lidhjet me SORON .dhe Fondacione nga Ruset , por thirrjet i beni per Ameriken dhe Europen , Kendohet hymni Flamurit Shqipetar dhe nga prapa beni pazar me cilindo qe te ju quaj ju .Thua Bota hane Bar .se ju mbaheni si aleate te zgjuar , Ndaj dhe Bota e Europa po ju perkellel bishtin si Ujqer me lekure Qengji

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/09/2019 22:04

    Shëmtirat e dheut, fytyra të degjeneruara!

    Përgjigju
  • Populli: 23/09/2019 20:28

    Kto e kam mendjen te karrikja kush te vjedhi me shum i plasi ktyre ke populli per mua burg per jet jan te gjith si ps pd lsi

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali i Lushnjarit: 23/09/2019 19:52

    Domosdo se rrogat i marin! Ç farë prodhojnë këta që të justifikojnë rrogën? 8 vjet në opozitë që nuk prodhojne asgje, 8 vjet rrogë!

    Përgjigju
  • Ben: 23/09/2019 18:02

    Se kuptoj pse duhet te shkoje opozita?Kot,apo per moral?Edhe qeveria,ministrat e linjes.S'ka ç'duhen partite,vetem per rrena ,po.

    Përgjigju
  • Meta: 23/09/2019 17:50

    Nuk kane kohe,jane ne sajim prodhues te genejsht res recidive ne dam te popullit dhe shtetit shqiptar.Kjo eshte detyra dhe obligimi perkushtues I mopozites me destructive ne rajon,ja mbas kujt shkojne protestuiesit e "revoltes se popullit".

    Përgjigju
  • Emigrati: 23/09/2019 17:47

    Mos bejn fajtor qeverin per termetin keta opzitare, c'far spret prej ktyre

    Përgjigju
  • Vlora: 23/09/2019 16:25

    Po vrasin mendjen si ta perdorin termetin ne favorin e tyre.... Jane te gjithe bjonder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë