Moti i ftohtë dhe probleme në furnizimin me energji elektrike po ja bëjnë të pamundur jetën qytetarëve të Pukës dhe të zonave pranë. Termometri shënon -17 gradë celsius.

Të ftohtit i është shtuar dhe mungesa e energjisë elektrike, për shakë të një defekti në nënstacionin e Fushë-Arrëzit. Mësohet se ngricat kanë dëmtuar kabujt elektrike dhe po punohet për riparimin e tyre. ah/shqiptarja.com/