Termometri zbret në minus, ja parashikimi i motit për nesër

Termometri zbret në minus, ja parashikimi i motit për nesër

Foto ilustruese

Temperaturat e ulëta na kanë sinjalizuar tashmë se jemi në dimër. Stina e ftohtë ka mbërritur dhe bashkë me të edhe reshjet e shiut, dhe ato të dëborës në zonat malore. IGJEUM, Instituti i Gjeologjisë, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka publikuar ditën e sotme parashikimin e motit. Në njoftim thuhet se reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa ditën e nesërme temperaturat do të jenë të ulëta, ku në zonat malore do të shkojnë në -2 dhe 7 °C.

Njoftimi i plotë:

Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) priten vetëm reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore në Lindje mbi 800 m.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C 
në vendet e ulëta: 5 / 14 °C
në vendet malore: -2 / 7 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.28) dhe nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa veri të vendit deri e fortë.

Parashikimi i motit i publikuar nga IGJEUM

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital