"Territori", Kushtetuesja rrëzon
PD, zgjedhjet 2015 me 61 bashki

PD, zgjedhjet 2015 me 61 bashki">
TIRANE-  Partia Demokratike rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese për reformën territoriale. Kjo do të thotë se zgjedhjet lokale të 2015 do të mbahen me ndarjen e re administrative e cila prej shtatorit është në fuqi dhe përcakton që qeverisja lokale në Shqipëri përbëhet nga 61 bashki.

Vendimi është komentuar menjehere nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka nguruar ta quajë vulosje te nje reforme historike. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve.
 
Rama: Vendim i kthjellet, i hapet rruge riorganizimit te territorit
 “Vendim i kthjellet i Kushtetuses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrenjesor te territorit e shërbimeve”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social Twitter.

PD: Zgjedhjet 2015 ne rrezik
Partia Demokratike ka kërcënuar më herët se zgjedhjet lokale me ndarjen e re me 61 njësi vendore, rrezikohen seriozisht me argumentin se i japin PS fitoren në tavolinë.

"Territorialja", Kushtetuesja rrëzon PD, Bylykbashi: Zgjedhjet në rrezik
 
Presidenti Nishani dekreton 21 qershorin 2015 për zgjedhjet lokale
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. kështu me dekretin që mban numrin 8844, Kreu i Shtetit ka dekretuar 21 qershorin 2015 për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Sipas Kushtetutës dita e sotme ishte dhe afati i fundit që Kreu i Shtetit kishte në dispozicion për t'u shprehur përmes dekretit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
 
5 argumentet e PD u rrezuan me vendim unanim te gjykatesve
Reforma territoriale dhe harta e re me 61 bashki u ankimua nga Partia Demokratike në gjykatën kushtetuese, ku këtë të hënë me një vendim të formës së prerë gjykata ka njoftuar rrëzimin e kësaj kërkese. Me ankimimin e saj Partia Demokratike kërkoi që për shkak të mos marrjes së pëlqimit të popullatës, mos respektimit të parimit të decentralizimit, heqjes së termit kushtetues “komunë” dhe krijimit të pabarazisë së votës, reforma territoriale të shpallej antikushtetuese. Por këto argumente nuk u morën parasysh nga Gjykata Kushtetuese, ku për A1Report nga kjo gjykatë konfirmohet fakti se vendimi është marrë me shumicë votash nga trupa gjyqësore.

Pak ditë më parë në një seancë maratonë kushtetuesja rrëzoi dhe kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit. 

A1 REPORT paralajmeroi rrezimin e ankimimit te PD-se
A1Report paralajmëroi 4 ditë më parë se kushtetuesja do të rrëzonte ankimin e demorkatëve duke u bazuar në një vendim të ngjashëm që gjykata dha për ankimimin e bërë nga Partia Popullore Kristiandemokrate e cila në kushtetuese kish paraqitur të njëtat argumente me Partinë Demokratike.

Territorialja, kushtetuesja rrëzoi PPKD, argumente të njëjta si PD

Bojkoti i opozites vuri ne pikepyetje ankimimet e PD-se 
Ankimimet e opozitës dhe legjitimiteti i tyre u vu në pikëpyetje, përsa kohë opozita nuk ka marrë pjesë në punimet dhe diskutimet e këtij ligji në Kuvend.
 
Këto argumente janë paraqitur nga vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët i bënë thirrje herë pas here opozitës që të rikthehet në Kuvend në mënyrë që të mos mbetet në pikëpyetje legjitimiteti i ankimimeve të tyre. Ishte anëtari i kësaj gjykate, Vladimir Kristo i cili ka kritikuar opozitën për bojkotin e saj parlamentar. “Duke bojkotuar punimet e Kuvendit mendoni se e keni të legjitimuar kërkesën tuaj për të ankimuar këtë ligj?! Keni qenë ju pjesë e diskutimit të këtij ligji?”, është shprehur më herët Kristo. 

vendimi i kushtetueses per territorialen

(Ne foto: Vendimi i Gjykates Kushtetuese i publikuar ne faqen zyrtare)

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë