"Territori", Shkëmbi: Krerët në ikje 
të komunave po braktisin shërbimet

të komunave po braktisin shërbimet">
TIRANË  - Kryetarët e disa bashkive dhe komunave që nuk kanë fituarazgjedhjet ose që shkrihen nuk po ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve. Me këtë shqetësim e fillon intervistën për A1 Report Artan Shkëmbi, drejtori i Agjencisë për zbatimin e reformës territoriale. Shkëmbi thotë se është vërejtur problematikë në zonat turistike në veçanti, çfarë e bën të domosdoshme konstituimin e kryetarëve të rinj.

Por çfarë do të bëjnë në ditën e tyre të parë të punës kryetarët e rinj të bashkive? Shkembi thotë se fillimisht duhet të emërohen administratorët e rinj, veçanërisht në zonat ku shkrihen komunat e bashkitë.

Në lidhje me kompetencat e reja, zoti Shkëmbi rendit disa prej tyre, duke theksuar se ky është vetëm fillimi drejt një kalimi pothuajse të plotë të gjithë shërbimeve në terren.

Shkëmbi ndalet edhe te aspekti i bashkëpunimit mes qeverisë dhe kryetarë të bashkive veçanërisht atyre të djathtë, duke thënë se i druhet një përdorimi politik nga kryetari Lulzim Basha. Por shton se kjo të ndikojnë negativisht në plotësimin e shërbimeve nga qytetarëve.

Intervista e plotë

Kur fillojnë nga detyra kryetarët e rinj të bashkive?
Javën që vjen fillon kostitumi i kryetarëve të rinj të bashkive. Domosdoshmëri që kostituimi të bëhet sa me shpejt, sepse kryetarët në ikje s”janë të motivuar për shërbime ndaj qytetarëve. Dhe do ishte mirë edhe për qytetarët kjo gjë. Kryetaret do te futen në zyrat e tyre ne një situate te re nga ato që jemi mesuar te shikojme në zgjedhjet e tjera. Sepse do largohen 7 ose 8 kryetare dhe do mbulohen nga 1 njësi. Agjencia ka përgatitur gjithcka qe duhet. 

Në ditët e tyre të para në krye të bashkive, cfarë duhet të bëjnë kryetarët e rinj? Si do funksionojë?
Kryetaret e rinj të bashkive do të duhet të emërojnë administratoret e njesive administative, për të mos lejuar krijimin e boshllëqeve. Nuk do te këtë paketa fiskale, do tju duhet të miratojnë buxhetet dhe paketat fiskale, dhe emerojnë stafet. Kemi paraqitur një projekt per te krijuar një strukturë tranzitore, që u lejon paketen fiskale në gjithë territorin. Eshtë e rëndësishme të kalojmë fazën tranzitore. Nga 1 gushti këto bashki të kete strukturat e tyre për të pasur shërbime, dhe plotesimin e administatorë, për të paguar punonjësit, ndihmën sociale etj. 

A keni konstatuar shkelje nga kryetarët aktualë të komunave dhe bashkive?
Nuk konstatojme shkelje nga kryetaret e komunave dhe bashkive, sepse llogaritë bankare janë mbyllur, sepse ministria e financave i ka monitoruar duke mos i lejuar të abuzojnë. Por konstatojmë se nuk ka përkushtim nga kryetarët e komunave që ikin që nuk japin shërbime si pastrimin etj. Kjo ndikon edhe në turizëm , prandaj duhet konstituimi të ndodh sa më shpejt.

artan shkembi

Cfarë kompetencash u shtohen kryetarëve të rinj të bashkive me ndarjen e re territoriale, përvec komptencave që kanë patur?

Mirëmbajtja e rrugëve ka qenë kompetence e këshillit të qarkut. Ndarja territoriale i konsideron rrugë të brendshme, do ketë më shume rrugë për të mbajtur. Ajo që do të ndodh shumë shpejt, është që qeveria dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur që qëndrueshmëri për decentralizim të plotë. Pra do kemi 61 komisariate, 61drejtori arsimore në gjithë bashkite e reja etj. Ministritë po punojnë me kujdes për decentralizimin e shërbimeve si bujqesia, kullimi dhe vaditja gjithashtu. Mininistria e arsimin po punon që edhe kjo të jetë në dorë te pushtetit lokal. Apo edhe policia, që po kërkohet të gjendet një lidhje organike mes kryetarit të bashkisë dhe policisë.  Zjarrfikëset kalojnë në administrim e bashkive, të nivelit kombetar, emergjencat civile etj. Cështjet sociale po punohet që bashkia të administroje fondin apo edhe ripërdoret nga bashkitë. Shërbimet në bazë dhe terren qe minisrite e kane të pamundur t’i perballojne, do t’i marrin bashkite. Kalimi do jetë gradual. 

Si paraqitet situate me burimet njerëzore, pasi me sa kuptoj me ndarjen e re duhen më shumë kapacitete?
Ka personeli që rezulton i tepërt, kjo ndodh sepse shumë funksione s’janë më dhe mbeten te tepërta. Bashkia e re do kerkojë më shumë punonjës, do shtohet agronomi, veterineri, pra departamenti i bujqesisë. Bashkitë qender drejtori dhe sektore që mbuloje problematiken e re. Struktura specifike përshembull peshkimin etj. Të kalojnë me sukses fazen tranzitore. Në shtator-tetor-nentor te pregatiten per gjera të tjera konkrete. 

Cilat janë vështirësite kryesore që po konstatoni, ose besoni se do jetë problem në të ardhmen?
Kryetaret e rinj të bashkive kanë vështiresinë se ju mungon eksperienca. Por edhe kryetarët që jane rizgjedhur sepse do duhet te japin më shumë shërbime. Por problem serioz do jetë edhe cështja politike, dhe trajtimi i saj politikisht, sepse do sjelle probleme. 

A i druheni një mos bashkëpunimi nga ana e bashkive të drejtuara nga të djathtët, sinjale për një marrëdhënie të vështirë ekzekutiv bashki, u dha me mos ardhjen e 13 kryetarëve të djathtë në takimin me kryeministrin?
Bashkitë e djathta, mos ardhja e e kryetarëve të djathtë ishte vendim politik, sepse në darkë patën një takim me kryetarin e PD Basha . Lulzim Basha mund të keqpërdor kryetaret e bashkive, politikisht. Por agjensia është e kundërta, sepse s”mund të ndodh një gjë e tillë, branda 3- 4 vitesh do vendosim standarte te mira. Monitorimi oniline, one stop shop etj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)