Për të 16-ën ditë me radhë, banorët e Divjakës kanë dalë edhe mbrëmjen e sotme në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes të cilave edhe asaj të Divjakës (që do bashkohet me bashkinë Lushnjë).
Ndryshe nga herët e tjera, kjo protestë ishte ideuar ndryshe nga organizatorët.
Duke vendosur në pah traditën dhe vlerat historike, koreografike e muzikore, ata organizuan një mini koncert me këngë e valle të trashëguara brez pas brezi.
Pas përfundimit të koncertit dhe fjalimeve u bë edhe marshimi në rrugët e qytetit nga ana e protestuesve me brohoritjet 'Divjaka bashki'.










Komente
Komento