Territorialja, Dule kritika qeverisë
"S'kemi vendosur për koalicionin"

Territorialja, Dule kritika qeverisë<br />
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, ka bërë kritika ndaj qeverisë. Nga Gjirokastra, Dule ka thënë se partia që ai drejton në bashkë me organizatën OMONIA, nuk kanë dalë ende me nje vendim përfundimtar rreth reformës së re territoriale.
 
Sipas tij, qeveria shqiptare me reformën territorialo-administrative përfshirë edhe disa reforma të tjera jo te rëndësisshme, dëshmon mungesë vullneti dhe ka shënuar hapa pas në respektimin e të drejtave të minoriteteve etnike.
 
“Ky nuk është vizioni që na kishte bashkuar veçanërisht me zotin Rama gjatë viteve të opozitës. E kundërta në kishte bashkuar çka ishte vizioni për shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të çdo qytetari në përgjithësi  e në vecanti respektimi i të drejtave të minoriteteve”, tha Dule.
 
Kreu i PBDNJ tha se do të jetë këmbëgulës në vazhdimësi për ndërgjegjësimin e qeverisë e se kjo reformë duhet rindërtuar sërish.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë