TIRANE- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaroi se opozita tani më është duke diskutuar mundësinë për bojkotimin e zgjedhjeve të vitit 2015 pasi mazhoranca po miraton e vetme reformën territoriale.

Sipas tij, shumica parlamentare po miraton një reformë të njëanshme duke deformuar hartën elektorale të Shqipërisë, si edhe nuk ka pranuar që të plotësojë kushtet e opozitës dhe në këtë kuadër, sipas tij, partitë opozitare kanë filluar diskutimin për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve vendore që janë pas një viti. Krahas kësaj, Ndoka deklaroi se për zonat minoritare, mazhoranca duhet të ruajë integritetin e tyre sipas ligjit dhe jo të bëjë shtime komunash në zona të caktuar vetëm për interesa elektorale.

Si pikë referimi të bashkëpunimit ndërmjet palëve, Ndoka theksoi se opozita duhet të tërhiqet nga variantet e propozuara deri më tani dhe të plotësoj kushtin e vendosur si konsensus ndërmjet palëve. Krahas kësaj, përsa i takon mënyrës se si do të funksionojnë njësitë e reja vendore, Ndoka tha se nëpërmjet kësaj reforme po bëhet një largim i të zgjedhurve vendorë nga votuesit pasi ata nuk garantojnë dot bashkëpunimin me qytetarët.
 
Zoti Ndoka çfarë qëndrimi keni ju ndaj debatit të hapur për ndarjen e zonave territoriale, më saktë atyre minoritare. Përfaqësuesit e minoritetit grek kërkojnë krijimin e zonave të pastra, ndërsa qeveria kërkon bashkimin e tyre me komuna shqiptare?
Unë mendoj se kjo reformë po bëhet e njëanshme. Qeveria duhet të respektojë minoritetet nuk mund të luajë me ato në mënyrë që të bëjë balancimin e votave në interes të saj. Minoritetet duhet të respektohen ashtu siç i takon nga ligji.

Intervista u botua në numrin e sotshëm të së përditshmes Shqiptarja.com (print) 27 Maj. Intervistën e plotë mund ta lexoni në Shqiptarja.com (versioni online), duke klikuar mbi linkun

(Gre.M/Shqiptarja.com)