Terror në Bangladesh, ISIS vret
20 pengje, mes tyre 7 italianë

Terror në Bangladesh, ISIS vret<br />20 pengje, mes tyre 7 italianë
Ka përfunduar me një tragjedi të vërtetë pengmarrja në një lokal të kryeqytetit të Bangladeshit Daka nga terroristët e ISIS.
 
Edhe pse forcat speciale kanë ndërhyrë për ti dhënë fund pengmarrjes në lokalin Holi Artisan Bakeri, bilanci ka qenë vërtet tragjik.
 
20 pengje të vrarë mes të cilëve 7 italiane dhe disa shtetas japonezë.
 
Mediat italiane bëjnë të ditur se nga kjo histori kane shpëtuar vetëm 13 pengje të cilët nuk janë vrarë nga terroristët pasi kanë ditur të lexojnë vargjet e Kuranit.
 
Nga ana tjetër ndërhyrja e ushtrisë vendase ka bërë të mundur vrasjen e 6 terroristëve të ISIS që ka marrë përgjegjësinë për sulmin tragjik.
 
Forcat speciale nisën operacionin për shpëtimin e pengjeve rreth orës 7 e 10 minuta të mëngjesit dhe aksioni zgjati për gati tre orë.
 
Në këtë operacion forcat speciale arrestuan dhe një anëtar të kësaj celule terroriste. Kryeministri i Bangladeshit e cilësoi pangmarrjen si një akt urrejtje ndërsa shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për të luftuar terrorizmin.
 
Ndërkaq ngjarja ka shokuar dhe qeverinë italianë që ka nisur menjëherë një avion qeveritar për të kthyer në atdhe trupat e pajetë të 7 italianëve.
 
Sulmi është marrë përsipër nga një grup pranë ISIS i quajtur Ansar al Islam.
 
Në një mesazh të shpërndarë në agjencinë e lajmeve Amaq e lidhur me ISIS merret përgjegjësia për sulmin në një restorant të frekuentuar nga shtetas të huaj në Daka të Bangladeshit. Të gjithë terroristët kanë qenë shumë të rinj , nën moshën 28 vjec.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur