Më shumë se 140 civilë janë vrarë të premten në shtetitn afrikan të Etiopisë nga një grup i armatosur, pranë kufirit me Sudanin Jugor.
Ngjarja ndodhi në rajonin Gambella dhe sulmuesit ishin pjestarë të fisit tribu Murle të Sudanit Jugor, thanë burime zyrtare.
Autorët e sulmit erdhën nga Sudani Jugor dhe vranë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha të shtunën për Associated Press Getachew Reda, ministri i komunikimit të Etipopisë.
Ndërsa, disa fëmijë u morrën peng, shtoi ai.
Forcat e sigurisë së Etiopisë aktualisht janë duke ndjekur autorët e sulmit, bëri me dije Reda, duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje mes sulmuese dhe Qeverisë së Sudanit të Jugut ose forcave rebele në vend. “Forcat tona të sigurisë kanë vrarë deri tani 60 nga anëtarët e sulmit”, deklaroi ai.
Forcat e sigurisë së Etiopisë mund të kalojën edhe në kufirin e Sudanit të Jugut për të ndjekur sulmuesit, shtoi ministri.
Etiopia pret mijëra refugjatë nga Sudani i Jugut, të cilët janë larguar nga vendi i tyre pas nisjes së luftës, në dhjetor të vitit 2013. Ky rajon është gjithashtu edhe shtëpi për grupet e armatosura që vijnë nga Sudani i Jugut dhe sulmojnë ushtarakë dhe godinat qeveritare në Etiopi, raporton AP.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com