Terror në Gjermani, 9 të vdekur e
16 të plagosur nga 'sulmi terrorist'

Terror në Gjermani, 9 të vdekur e<br />16 të plagosur nga 'sulmi terrorist'
Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

Zëdhënësja e policisë, Claudia Kunzel tha se “i gjithë stafi policor” është në gatishmëri dhe po përgjigjet ndaj situatës së rëndë. Të shtënat nisën rreth orës 18 të pasdites së sotme në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Sulmi i 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë, ka ndodhur pikërisht në të njëjtën datë kur ndodhi masakra në Norvegji nga neo-nazisti Breivik, i cili vrau 77 persona.

Mediat botërore shkruajnë se kjo mund të mos jetë koincidencë, pasi njëri nga sulmuesit në Qendrën Tregtare para se të qëllonte me armë zjarri në drejtim të njerëzve, kishte thërritur “Unë jam gjerman, vafshin në djall të huajt”.

Për shkak të këtyre lidhjeve, mendohet se sulmi i sotëm është kryer nga neo-nazistë, edhe pse partia e ekstremit të djathtë në Gjermani ka dënuar sulmin e sotëm

Ngjarja e kësaj të premte në Mynih vjen pak ditë pasi një i ri afgan sulmoi 21 persona brenda një treni në jug të Bavarisë. Ai i sulmoi ata me një sëpatë, duke lënë të plagosur katër pasagjerë.

Autori u vra më pas nga policia, ndërsa u identifikua si mbështetës i ISIS-it, dhe në momentin e sulmit kishte thërritur "Allahu Akbar".

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 00:44 Konsulli i Kosovës në Gjermani: S'kemi të dhëna zyrtare

Konsulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart të Gjermanisë, Faket Kajtazi, ka thënë për Gazetën Express se ende nuk ka të dhëna për shqiptaren e vrarë dhe të zhdukurën nga sulmet në Mynih të Gjermanisë.

Ora 00:23 Mynih, vritet shqiptarja Sabina Sulaj gjatë sulmeve terroriste
Mediat e Kosovës njoftojnë se nga sulmet terroriste në Mynih rezulton të ketë humbur jetën shqiptarja Sabina Sulaj. Sabina mësohet të ketë qenë në shoqërinë e Armela Sagashit e cila rezulton e zhdukur që prej momentit kur nisën të shtënat me armë në tre zona të ndryshme të Mynihut. Kjo është viktima e parë shqiptare në sulmet terroriste të Mynihut. 

Ora 23:48 Zhduket 14 vjeçarja shqiptare pas sulmeve në Mynih
Armela Segashi është vajza shqiptare 14 vjeçare nga Kosova e cila rezulton e zhdukur pas sulmeve terroriste në Mynih të Gjermanisë.

armela sagashi
(Armela Sagashi, 14 vjeçarja nga Kosova)

Familja e saj i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t'i ndihmojnë nëse kanë informacione për vajzën e re.

postimi
 (Postimi prekës i vëllait të Armela Sagashi)

Tel: 038/76-76-76

Ora 23:10 Shkon në 9-të numri i viktimave
Bilanci rrezikon të rëndohet pasi edhe dy të tjerë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Mynihut. 

Ora 23:00 Angela Merkel mbledh nesër Këshillit e Sigurisë Kombëtare

Ora 22:52 Mogherini: Mendimet tona janë me familjet e viktimave
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka shprehur ngushëllime për vrasjet në Mynih. "Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Europa qëndron e bashkuar", ka deklaruar Mogherini. 

Ora 22:42 Presidenti i KE, Tusk: Përkrah Gjermanisë në këto momente
Presidenti i Këshillit  Europian, Danilo Tusk, ka reaguar për vrasjet e civilëve në Mynih të Gjermanisë. Duke ngushëlluar për viktimat ai ësht shprehur se "e gjithë Europa është me Mynihun". 

Ora 22:30 Presidenti gjerman, Gauck: Dënoj vrasjet në Mynih
Presidenti i Gjermanisë, Joakim Gauck ka dënuar vrasjet në qytetin e Mynihut. Kreu i shtetit gjerman ka deklaruar se gjendja e emergjencës do t'i paraprijë marrjes së masave të mëtejshm për të parandaluar sulmet të tjera. 

Ora 21: 50 Gjermania shpall gjendjen e Emergjencës
Qeveria gjermane ka shpallur në një mbledhje të jashtëzakonshme gjendjen e emergjencës në Gjermani. 

Ora 21:30 Renzi: Bashkohemi me dhimbjen e gjermanëve
Kryeministri italian, Matteo Renzi ka ngushëlluar homologen e tij gjermane, Angela Merkel për ngjarjet e sotme në Mynih. 

Ora 21:20 Tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Ora 21:10 Një prej terroristëve ka vrarë veten
Një prej të armatosurve që hapi zjarr brenda Qendrës Tregtare mësohet se ka vrarë veten. Ndërtesa është rrethuar nga mijëra forca policie dhe iu kanë bërë apel terroristëve që të dorëzohen. Mësohet se një prej tyre kan vrarë veten.  

Ora 21:05 Dëshmitarët: Autori bërtiste: "Jam gjerman...turqit e ndyrë"
Dëshmitarët okular në vendngjarje kanë deklaruar për mediat gjermane se një prej atentatorëve para sulmit bërtiste: "jam gjerman, jam gjerman...turqit e ndyrë". Nuk përjashtohet mundësia që të armatosurit t'i përkasë edhe ndonjë grupi radikal gjerman, të cilët propagandojnë politika kundër emigrantëve dhe të huajve në Gjermani. 

Sipas informacioneve të deritanishme, kemi të bëjmë me 6 të vdekur dhe disa të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në tre pika të ndryshme të Mynihut.

atentatori



(Njëri prej autoreve, duke i bërtitur personit që e filmonte me celular: "unë jam gjerman")

Ora 21:00 Obama: Mbështetje Gjermanisë në këto momente
Presidenti i SHBA, Barack Obama ka reaguar pas sulmeve terroriste në Mynih të Gjermanisë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se SHBA është në mbështetje të Gjermanisë në këto momente. "Me zemër jemi tek të lënduarit e sulmit në Mynih", thuhet në reagimin e Obamës.
obama

Ora 20:58 Pezullohet transporti publik me urdhër të policisë

Ora 20:30 Policia: Ka ende të shtëna brenda Qendrës Tregtare
Edhe pse policia ka rrethuar prej më shumë se tre orë Qendrën Tregtare ku ndodhi sulmi me armë, sërish raportohet për të shtëna që vijnë nga brenda saj. Policia thotë se brenda ndërtesës ka persona të armatosur. Nuk dihet nëse kanë marrë peng civilë.  

Ora 20:15 Autorët dyshohet se fshihen në metro
Metrotë e Mynihut vijojnë të qëndrojnë të mbyllura prej tre orësh. Dyshohet se autorët e sulmeve terroriste fshihen në metro. 

Ora 19:55 Policia e Mynihut: Disa të vdekur nga sulmet terroriste

policia ka rrethuar zonen

Ora 19:30 Sulmet, në tre pika të ndryshme të qytetit

Ora 19: 20 Policia gjermane: Ngjarja, serioze
Në një komunikatë për shtyp, policia e Mynihut nuk pranon të konfirmojë nëse ka viktima apo të plagosur nga të shtënat me armë në Qendrën Tregtare, por e quan ngjarjen serioze.

"Kjo që ka ndodhur është diçka serioze", tha një zëdhënës i Policisë së Mynihut.
 
Ende nuk dihet bilanci përfundimtar i kësaj ngjarje. Policia ka rrethuar pikat kryesore të lëvizjes në Mynih ndërsa nga ajri patrullojnë edhe helikopterë në kërkim të autorit.

policia

Ora 17:50 Sulm me armë në një qendër tregtare në Mynih, një i vdekur
Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një Qendër Tregtare të Mynihut në Gjermani. Mendohet për disa të plagosur, por policia gjermane nuk jep informacione të detajuara. 

Gjermani

mynih
mesymje ne qendren tregtare

mesymje ne qendren tregtare

mesymje ne qendren tregtare

mynih

VIKTIMA
(Qendra Tregtare Olympia në Mynih, Gjermani)


















  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë