Terror ndaj fëmijëve,arrestohen
3 edukatoret 'monstra' në Itali

Terror ndaj fëmijëve,arrestohen<br />3 edukatoret 'monstra' në Itali<br>
Policia italiane ka arrestuar tre edukatore të akuzuara për keqtrajtime ndaj fëmijëve në moshën tre-pesë vjeçare. Hetimet kanë nisur pas denoncimit të nënës së njërit prej të vegjëlve, e cila dyshonte se fëmija i saj dhunohej. Telekamerat e instaluara në shkollë pas autorizimit të prokurorisë, kanë zbuluar 52 episode të keqtrajtimit: dhunë, përplasje të fëmijëve në dysheme, por edhe ofendime e ndëshkime të rënda.

Sipas hetimeve të deritanishme, edukatoret kishin krijuar një situatë terrori brenda ambientit të institucioneve parauniversitare. Dhuna, sipas pamjeve që kanë ofruar telekamerat, kanë zbuluar keqtrajtime jo vetëm në ambientet e klasave, por edhe në korridore mensa e në palestrat e shkollës.

Policia do të thërrasë prindërit e fëmijëve për t’i marrë në pyetje lidhur me reagimet e fëmijëve dhe dëshmitë që ata kanë dhënë në shtëpi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: Kam qënë dëshmitare kur ju ka uruar