Nga sulmet në Evropë, deri më tani raportohen gjithsej 17 viktima brenda 24 orëve, ndërsa numri i të plagosurve llogaritet mbi 110 persona.
Sulmi në Finlandë ndodhi rreth orës 16:18, ku një person i armatosur me thikë sulmoi njerëzit që ndodheshin në qytetin jug-perëndimorë të Turkut, duke shkaktuar një person të vdekur, e disa të plagosur.
Autori u kap nga policia, pasi u plagos më parë prej tyre në këmbë, ndërsa nga sulmi mbetën të vrarë dy persona dhe 8 të tjerë u plagosën.
Pas sulmeve ISIS merr përsipër përgjegjësin, duke shkruar në rrjetet sociale: Nga Spanja në Finlandë, nderime xhihadit.
Menjëherë pas sulmit në Finlandë, një tjetër person me thikë ka sulmuar njerëzit në Gjermani. Ai ka qëlluar me thikë dy persona, njëri prej të cilëve ka humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Sulmi ka ndodhur në një dyqan Wuppertal, afër Duseldorfit, ndërsa ende nuk dihet asgjë për autorin.
Policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet nëse sulmi është terrorist.
Sulmi 1 ditë pas masakrës në Spanjë
Sulmi në Finlandë vjen një ditë pas sulmit terrorist në Spanjëku mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosëm mbi 100 të tjerë në dy incidente, një përplasje me makinë në Las Ramblas të Barcelonës dhe një incident në Cambrils.
Qyteti i famshëm spanjoll u trondit pasditen e djeshme, pasi një furgon ka përplasur turmën në sheshin ikonë “Las Ramblas”.
Ndërkohë që në Cambrils, në jug të Barcelonës u parandalua një tjetër sulm terrorist në mesnatë, ndërsa policia ka vrarë 5 terroristët të cilët kishin breza shpërthyes.
Terroristët plagosën disa persona para se të ndërhynte policia duke i vrarë. Nga ngjarja e dytë mbetën 7 të plagosur, mes tyre edhe një polic.
Ndërkohë që deri tani për sulmin në Spanjë janë arrestuar tre persona, një prej tyre me origjinë marokene.
(Foto nga vendi i sulmit në Finlandë)
Sulmi në Finlandë
Foto nga sulmi ne Gjermani
Zhvillimet minutë pas minute nga sulmet në Finlandë dhe Gjermani
Ora 21:13 ISIS merr përsipër sulmin në Finlandë
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ISIS shkruan: Nga Spanja në Finlandë, nderime xhihadit
Ora 20:21 Hidhen poshtë dyshimet pë bashkëpunëtorë ng asulmi në Finlandë
Në fillim autoritete dyshuan se në sulm mund të ishin të përfshirë më shumë se një person, por kjo u hodh posht ku, sipas autoriteteve, sulmuesi ishte vetëm personi që u arrestua dhe rreziku ka kaluar
Ora 17:52 Gjermani, ende nuk dihet autori dhe nëse sulmi ishte terrorist
Ora 18:17 Shkon në dy numri i viktimave në Finlandë
Burime zyrtare konfirmojnë se numri i viktimave nga sulmi me thikë në qytetin jug-perëndimorë të Turkut
Ora 17:52 Sulm edhe me thika edhe në Gjermani, një i vdekur, një në gjendje të rëndë
Ora 17:01 Shkon në 8 numri i të plagosurve në Finlandë
Ora 16:51 Dëshmitari: Atentatori qëllonte “verbërisht”.
Sipas një dëshmitari atentatori godiste “verbërisht, duke mos parë se kush i dilte përpara. Sipas dëshmitarit njerëzit u përpoqën ta ndalonin.
Ora 16:43 Raportohen 6 persona të plagosur në Finlandë
Tabloidi finlandez raporton për gjashtë persona të plagosur nga sulmi. Bëhet fjalë pë 1 mashkull e 5 femra
Ora 16:40 Dyshohet për bashkëpunëtorë të mundshëm në Finlandë
Policia finlandeze është në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshme të njeriut që godit me thikë disa njerëz në Turku, i cili u plagos dhe u arrestua.
Ora 16:32 Dyshohet një viktimë e disa të plagosur në Finlandë
Dyshohet për një viktimë pasi disa foto tregojnë një person të shtrirë në tokë e të mbulua, ndërsa autoritetet nuk bëjnë asgjë zyrtare.
Ora 16:25 Finlandë, dyshohet sulm terrorist
Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë të kenë dëgjuar suylmuesin të thotë "Allahu Akbar", duke rritur dyshimet për një sulm të mundshëm terrorist, por nuk ka as një njoftim zyrtarë.
Ora 16:20 Finlandë, kapet atentatori
Policia kapi plagosi në këmbë dh emë pas arrestoi përgjegjësin e sulmit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ora 16:18 Raportohet sulm me thikë në Finlandë
Mediat raportuan se një person i armatosur me thikë ka sulmuar disa njerëz në qytetin jug-perëndimorë të Turkut