FRANCE-Europa vijon që të jetë e mbërthyer nga frika dhe terrori.
 
Pas sulmeve në Spanjë, Gjermani, Finlandë e Rusi, paraditen e stome një makinë është futur me shpejtësi në dy stacione autobusësh në Marsejë duke lënë një person të vdekur dhe një të plagosur.
 
Nga të dhënat e para nga mediat franceze mësohet se viktima është një grua.
 
Shoferi është ndaluar nga policia pas ngjarjes, ndërsa zyrtarët kanë kërkuar nga njerëzit që të shmangin zonën e portit të vjetër të qytetit.
 
Autoritetet ende nuk e kanë deklaruar zyrtarisht nëse është një sulm terrorist, por të dhënat janë se ka qenë i qëllimshëm.

Në disa media raportohet se edhe një stacion autobusësh në një zonë tjetër të Marsejës ishte goditur më herët nga një automjet.

[gallery]23556[/gallery] 

dy.b/shqiptarja.com