Një grua kërcënoi duke tentuar të hedhë veten në erë në një stacion treni në Paris, por Policia e Parisit ka hapur zjarr duke e qëlluar. Pas kësa ngjarje menjëherë ka nisur evakuimi i zonës.

Autoritetet kanë rritur nivelin e sigurisë pas kërcënimeve të kohëve të fundit në Francë.

Bëhet me dije se gruaja ishte e mbuluar dhe në momentin kur kërcënoi të hidhej në erë ka thirrur: "Allahu Akbar".

Niveli i alarmit për terrorizmin është rritur në Francë, për shkak të frikës se lufta dhe dhuna nga Lindja e Mesme do të përhapen në Evropë.