Terror në Londër, makina mbi
turmën, 4 viktima, 40 plagosenVIDEO/ Momenti kur qëllohet për vdekje terroristi 

Terror në Londër, makina mbi<br />turmën, 4 viktima, 40 plagosenVIDEO/ Momenti kur qëllohet për vdekje terroristi 
LONDER-Terror në Londër. Në përvjetorin e parë të sulmeve që tronditën zemrën e Europës, Brukselit, sot një sulm terrorist është shënuar në Londër duke lënë 5 viktima, përfshirë edhe autorin.

Autori dyshohet se është Abu Izzadeen lindur në Britani me origjinë nga Xhamajka, pjesë e organizatës terroriste ‘Al Ghurabaa’.
 
Abu Izzadeen ka përplasur me një makinë tip “4x4” me shpejtësi qytetarë britanikë dhe turistë francezë në urën “Westminster” duke lënë 3 të vdekur dhe 40 të plagosur dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues.
 
Pasi dështoi për t’u futur me makinë në godinën e parlamentit, agresori ka dalë nga makina dhe është përleshur me policët me thikë, duke lënë një oficer të vdekur.

Autori është ekzekutuar më pas nga policia britanike. Ndërkohë, shtatë persona u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës të dyshuar si bashkëpunëtorë të terroristit.

Pas sulmit ka pasur festime në rrjetet sociale nga ISIS, ndërsa Abu Izzadeen është një emër i njohur në Britani, pasi është zëdhënës i organizatës terroriste Al Ghurabaa, i dënuar dy herë dhe predikues i islamit radikal.
 
Por, ndonëse në mediat ndërkombëtare qarkullon emri i Abi Izzadeen si autor i ngjarjes, janë po të përditshmet që ngrenë shumë pikëpyetje rreth identifikimit të agresorit.
 
Sipas disa prej tyre të cilat citojnë disa burime, Izzadeen nuk është autori i dyshuar pasi ai ndodhet në burg.
  
Britania ndodhet në gatishmëri maksimale dhe sipas autoriteteve mund të dalë në terren edhe ushtria nëse do të shikohet e nevojshme.
 
Shumë liderë botërorë nga Donald Trump, te Merkel dhe Hollande janë solidarizuar me qytetarët britanikë pas sulmit terrorist. 

Sipas ambasadorit shqiptar në Londër deri tani nuk ka asnjë shqiptar të plagosur, një gjë të tillë e konfirmon edhe Ministria e Jashtme shqiptare.







Zhvillimet e fundit  nga sulmi në Londër 

23: 58 Shkon në katër numri i viktimave, humb jetën një prej të plagosurve


22:30 Bota solidarizohet me Londrën
Sikurse ka ndodhur me të gjitha sulmet  rrjetet sociale janë solidarizuar me sulmin në Londër duke shprehur keqardhjen e tyre. Kulla Eiffel në mesnatë do të fikë të gjitha dritat në solidaritet me viktimat. Vendimi u mor nga kryebashkiaku i Parisit Hidalgo i cili u shpreh se të dyja kryeqytete si Londra dhe Parisi ndajnë së bashku ndjenjën e lirisë dhe të demokracisë. Sipas tij  dy qytetet evropiane janë tolerante dhe të hapura ndaj botës. Edhe ambasada britanike në Izrael është ndricuar me ngjyrat e flamurit britanik.

 22:15 Shumë pikëpyetje për autorin e dyshuar
Ndonëse në mediat ndërkombëtare qarkullon emri i Abi Izzadeen si autor i ngjarjes, janë po të përditshmet që ngrenë shumë pikëpyetje rreth identifikimit të agresorit. Sipas disa prej tyre të cilat citojnë disa burime Izzadeen nuk është autori i dyshuar pasi ai ndodhet në burg. E në kushte të tilla raportojnë të përditshmet ai nuk mund të jetë vrasësi.

Ora 22:10 Kryetari i Shoqatës së shqiptarëve në Londër: Akt vandalist, terrorist
Kryetari i Shoqatës Ardhmëria në Londër Lutfi Vata dënon sulmet në Britani, ndërsa shprehet se ndaj këtyre akteve vandaliste duhet të jemi gjithmonë së bashku.
 
“Shokohet Londra nga ky akt vandalist, terrorist, fashist cfare duash thuaj..!!! Shpirti i tyre u prehte ne paqe dhe sherim te shpejte te lenduarve!!! Ndaj ketyre akteve vandaliste duhet te jemi gjithmone se bashku!!!’ shkruan ai.
 
Nga sulmi sot në Londër humbën jetën 3 persona, ndërsa agresori u qëllua për vdekje nga policia para parlamentit britanik. 

Ora 21:50 Kryeministrja May:Mos u dorëzoni para terrorit
“Mos u dorëzoni para terrorit, Britania do të mposhtë urrejtjen”, është kjo deklarata e parë e kryeministres May pak orë pas sulmit që tronditi Londrën. Kreu i Downing Street e përshkroi sulmin të tmerrshëm si dhe shprehu keqardhjen e saj për jetët e humbura. Sipas saj ngjarja nuk ishte thjesht një aksident dhe aspak një rastësi që agresori zgjodhi pikërisht parlamentin vendin e demokracisë, të lirisë dhe të ligjit. May shtoi se të gjitha tentativat për të sulmuar vlerat përmes dhunës dhe terrorit do të dështojnë.

Ora 20:55 Janë hapur dyert e Parlamentit pas 4 orësh, duke lejuar deputetët që të largohen

Ora 20:00 Profil/ Terroristi i sulmit në Londër i dënuar dy herë, si u radikalizua
Autori i sulmit në Londër, sipas mediave është Abu Izzadeen, një qytetar britanik 42 vjeç, lindur në 18 prill 1975 në Hackney, në një familje të krishterë në lindje të Londrës dhe me origjinë nga Xhamajka.
 
Ai ishte zëdhënës i organizatës terroriste  Al Ghurabaa, një matricë islamike e cila që nga viti 2006 bën pjesë në listën e organizatave të rrezikshme.
 
Ai shquhej si një element radikal i cili propagandonte islamin, justifikonte terrorizimin si pjesë të mësimeve të Profetit
 
Terroristi Abu Izzadeen, pjesë e organizatës terroriste Al Ghurabaa është dënuar dy herë.
 
Fillimisht ai u dënua për mbledhje të fondeve për terroristët dhe në muajt e fundit u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi, por u largua në Hungari me pasaportë false.
 
Është arrestuar në Hungari duke tentuar që të shkonte në Siri, ndërsa kur policia i kërkoi ID ai i dha Kuranin, ndërkohë që kishte pasaportë të falsifikuar, më pas u ekstradua në Britani dhe u dënua sërish.
 
Abu Izzadeen ka qenë një prej njerëzve që ka radikalizuar qindra të rinj në Londër, ka lidhje me botën ekstremiste.
 


Ora 19:55 Muhamed Veliu: Kam intervistuar predikuesin e autorit
Gazetari Muhamed Veliu i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar sulmin në Londër ka
deklaruar se disa vite më parë kur jetonte në Britani ka intervistuar në një xhami Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm.
 
Para disa vitesh kam intervistuar në një xhami në Londër Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm.
 
Unë e kam intervistuar, pasi në atë xhami shkonin edhe të rinj shqiptarë. Xhamia më pas u mbyll, pasi u identifikua si vatër kur predikohej Islami radial dhe u mbyll, pasi predikimi bëhej me atoporlant
” tha ai.







Ora 19:45 MPJ shqiptare: Dënojmë sulmin, s’ka shqiptarë të lënduar
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dënon me forcë sulmin e ndodhur sot në Londër, dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi. MPJ është vënë në dijeni nga Ambasada e Shipërise në Londer se: Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve. MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situa

Ora 19:30 Identifikohet autori i sulmit, Abu Izzadeen shtetas britanik, pjesë e organizatës terroriste ‘Al Ghurabaa’, mbështetësit e ISIS festojnë në rrjetet sociale.
Abu Izzadeen

atentatori
Autori i sulmit Abu Izzadeen​

Ora 19:20 Sulmi, objektiv kryeministrja?
Sipas ‘The Independent’ autori ka qenë azilant, ndërsa në objektiv mund të ketë qenë kryeministrja May, e cila ndodhej vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes në godinë dhe që më pas u largua me shpejtësi. 

Ora 19:10 Momenti kur policia qëllon agresorin të hyrje të parlamentit



Ora 19:05 Policia britanike: Tre të vdekur nga sulmi terrorist
“Dy persona humbën jetën nga përplasja me makinë, ndërsa polici vdiq në spital pai u qëllua me thikë në hyrje të parlamentit.
 
Kemi marrë të gjitha masat për të siguruar zonën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shikojmë edhe përfshirjen e ushtrisë” deklaron policia britanike. 

policia

Ora 19:00 Hollande: Terrorizmi na prek të gjithëve
“Terrorizmi na prek të gjithëve. Franca e cila është prekur herë pas herë nga sulmet terroriste, e di shumë mirë vuajtjen që po përjeton populli britanik” u shpreh kreu i Champs Elysee pas sulmit në Londër.
 
Ora 18:55 Sulmi, avokatja shqiptare në Londër tregon tmerrin
Një emigrante shqiptare që jeton në Londër, Djana Syziu me profesion avokate, në një lidhje telefonike për Report Tv ka treguar atë që ka ndodhur pasditen e sotme.
 
“Makina shkoi në drejtim të turistëve me shpejtësi duke i përplasur, ndërsa më pas ka tentuar të futet te hyrja kryesore e parlamentit. Njëri nga policët është plagosur me thikë, i cili vdiq. Ndihma e parë policit të plagosur iu dha nga njëri nga ministrat e kabinetit qeveritar.
 
Një numër i madh të plagosurish kanë qenë studentë francezë. Në atë zonë ku ndodhi sulmi, prania e policisë është e madhe, prandaj përgjigja ndaj sulmit ishte e shpejtë.
 
Shefi i forcave të sigurisë ka qenë aty kur ndodhi sulmi. Dyshohet edhe për një tjetër person të përfshirë, i cili është duke u pyetur nga policia pas ngjarjes
” deklaroi ajo për Report Tv.


 
Ora 18: 45 Ministri i qeverisë britanike Tobias Ellwood i ka dhënë ndihmën e parë policit të plagosur në hyrje të parlamentit pas sulmit, por oficeri nuk mbijetoi. 

tobias
(Në rreth të kuq , Tobias Ellwood)

Ora 18: 40 Mediat raportojnë se autoritetet janë në kërkim të një bashkëpunëtori të agresorit

Ora 18:30 Ambasadori Qirko: Nuk kemi informacion për shqiptar të plagosur
Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur për ngjarjen e rëndë që ka tronditur Londrën, pasditen e kësaj të mërkure.

Ambasadori Qirko, ka deklaruar se nuk ka informacione, se mes të plagosurve janë shtetas shqiptar.
 
Qirko është shprehur se personat e plagosur, janë kryesisht turistë, dhe se policia nuk ka dhënë ende detaje për shtetësinë e tyre. 
 
‘’Nuk kemi informacione për shqiptarë të plagosur. Sapo të kemi të reja të fundit nga kjo ngjarje e rëndë, do jemi të gatshëm të informojmë në lidhje me shtetësinë e personave të plagosur’’,-është shprehur Qirko.
 
Ai ka deklaruar se pasi autori ka tentuar të futet me thikë në parlament, kryeministrja Theresa May e cila ndodhej në godinë në momentin e sulmit është evakuuar nën forca të rrepta sigurie.



Ora 18:45 Dëshmitarët raportojnë se një person që drejtonte automjetin ishte një burrë me mjekër, me tipare aziatike i veshur me të zeza.
Dy policë tentuan ta ndalonin, njëri prej tyre ra në tokë, ndërsa agresori lëvizte krahun. Polici tjetër vrapoi të mbyllte makinën ndërsa agresori vijoi të shkonte drejt Parlamentit, më pas dy burra të armatosur i qëlluan me armë më pas agresori ra në tokë” thonë dëshmitarët.
 
atentator
(Atentatori i sulmit në Londer)

Ora 18:30 SHBA dhe liderët botërorë dënojnë sulmin terrorist në Londër
Presidenti Trump pak orë pas sulmit ka telefonuar kryeministren May.Solidaritet për viktimat kanë shprehur edhe liderë të tjerë si presidneti francez Hollande, kancelarja Merkel, kryeministri kanadez Trudeua. " Jemi përkrah Mbretërisë se Bashkuar" u shpreh kancelarja.
 
Ora 18:25 Tjetër alarm, pako e dyshimtë para parlamentit 

Ora 18:20 Studentë francez mes të plagosurve
Kryeministri francez Cazeneuve konfirmon se mes të plagosurve ka studentë francezë.
 
Ora 17:39 Dyshime për një tjetër të vdekur
Një person tjetër dyshohet i vdekur, pasi sipas dëshmitarëve e ka përplasur makina dhe e ka hedhur nga ura.
 
Ora 17:30 Informacione kontradiktore për policin
Informacione kontradiktore për gjendjen e policit të plagosur, në disa media raportohet se ka humbur jetën, por zyrtarisht deklarohet se është në gjendje të rëndë. 

Ora 17:25 Humbet jetën një grua nga sulmi
Sipas mediave britanike ka humbur jetën nga plagët pas sulmit edhe një grua, duke e çuar në dy numrin e viktimave pas agresorit. Ndërsa raportohet se gjendja e policit të plagosur është e rëndë.

Ora 16:55 Largohet me shpejtësi kryeministrja
Kryeministrja Theresa May është futur në një makinë nga një oficer policie i veshur jo me uniformë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ora 16:40-Policia bën me dije se ngjarja po hetohet si nje sulm terrorist

Ora 16:20-Ndërkaq nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm janë bllokuar stacionet kryesore të qarkullimit në kryeqytetin britanik.

[gallery]21552[/gallery]

Ora 16:15-Spikeri i Parlamentit menjëherë njoftoi deputetët se seanca ndërpritej, por ata nuk duhet të lëviznin në asnjë mënyrë nga godina dhe se duhet të qëndronin aty.

Ora 16:00-Një person që mbante një thikë në dorë u qëllua nga policia britanike para godinës së parlamentit, ndërsa episodi u shoqërua me shpërthime e zhurma të fuqishme.

Ngjarja u shënua rreth orës 2.35 minuta kur u dëgjuan përplasje dhe të shtëna ndërsa deputetët u detyruan të qëndrojnë brenda sallës.

Dëshmitarë pohuan se në fillim ka pasur zhurma dhe britma, ndërsa ishte parë një person me thikë që qëndronte para godinës së Parlamentit.




  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar