“Gjendja është e tensionuar, ka frikë dhe panik. Nuk ka raportime se ka shqiptarë mes të lënduarve” u shpreh ai ndër të tjera.
Dy atentate të njëpasnjëshme terroriste mbrëmë në Londër kanë shkaktuar 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sulmi i parë ndodhi në London Bridge, ku një furgon u fut mes turmës dhe mori përpara dhjetëra persona.
Të tjerë civilë u qëlluan me thikë pak çaste më vonë në Borough Market.
Sipas të dhënave të policisë, 7 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre agresoret të cilët janë ekzekutuar menjëherë nga policia.
dy.b/shqiptarja.com