Terrori në Manchester, Qirko:
Nuk ka shqiptarë të lëndua

Terrori në Manchester, Qirko:<br />Nuk ka shqiptarë të lëndua
LONDER- Nuk ka shtetas shqiptarë në mesin e viktimave apo të lënduar nga sulmet terroriste në Manchester të Britanisë së Madhe.
 
Deklarata vjen nga ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, cili konfirmon se nuk ka të dhëna për shqiptarë të lënduar.
 
"Ambasada menjëherë sapo ka marrë njoftimin nga oficeri i kontaktit, kemi mbledhur si staf i ambasadës. Kemi kontaktuar vazhdimisht me autoritetet policore, të cilat pavarësisht kësaj situate të rëndë, kanë qenë të gatshme të japin informacion në çdo moment. Nuk kemi të dhëna që shtetas shqiptarë të kenë humbur jetën apo të jenë të lënduar nga ky atentat", u shpreh Qirko.
 
Ai tha gjithashtu se në tërësi vendet e Europës Perëndimore janë në presionin e terroristëve të ISIS, ndërsa shtoi se nuk ka vend për panik në Britaninë e Madhe.
 
"Masat e sigurisë janë vazhdimisht të larta. E gjithë Europa Perëndimore është objektiv i sulmeve. Autoritetet britanike kanë qartësuar publikuan se organet po e ndjekin me vëmendje këtë situatë dhe nuk ka asgjë për të shkaktuar panik. Është një akt i ndyrë terrorist pasi kanë humbur jetën të rinj, adoleshentë", tha ai.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024