Terroristët që u vranë në Spanjë
fotografohen pak para sulmit 

Terroristët që u vranë në Spanjë<br />fotografohen pak para sulmit 
Tre të dyshuarit që u vranë në Spanjë gjatë një sulmi terrorist javën e kaluar u fotografuan në një supermarket vetëm disa orë përpara vdekjes së tyre.

Të dyshuarit blenë në të njëjtin dyqan katër herë gjatë ditës së sulmeve në Barcelonë dhe Cambrils.

Gazeta katalanase "ARA" raportoi se ata ishin klientë të rregullt në stacion, pranë Cambrils.

Në ditën e sulmit ata blenë bukë, vezë dhe çakmakë, tha e përditshmja.

Treshja, njëri prej të cilëve kishte veshur një këmishë të Real Madridit, janë filmuar duke qeshur dhe duke luajtur me njëri-tjetrin në pamjet.

Orë më vonë ata u vranë nga policia në vendpushimin bregdetar të Cambrils.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete