BAKU- Ministria për Siguri Kombëtare në Azerbajxhan tha sot se “disa komplote terroriste, duke përfshirë edhe njërin në prag të Eurovizionit, u shkatërruan nga shërbimet sekrete të vendit. Zyrtarët thanë se, sulmet ishin planifikuar nga grupi që udhëhiqte Vugar Padarov”.
Ky i fundit, muajin e kaluar, u cilësua nga zyrtarët azerbajxhanas, si militant i dyshuar islamik, që ka lidhje edhe me Al Kaidën.
Po sipas burimeve zyrtare, ai është vrarë në një përleshje me operatorët e sigurimit, ndërsa 40 anëtarë të tjerë të grupit të dyshuar terrorist u arrestuan në një bastisje brenda Azerbajxhanit. Autoritetet thonë se “grupi i Padarovit planifikonte sulme edhe kundër presidentit Ilham Alijev dhe Sallës së Kristaltë në Baku, ku ditë më parë u mbajt Festivali Evropian i Këngës.
(b.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com