Terroristi i Berlinit 7 muaj më parë
në Torino, policia ishte lajmërua

Udhëtimi i autorit të tragjedisë në Berlin, Anis Amri mesa duket paska qënë i qetë duke sfiduar policinë europiane e cila e konsideronte atë një element të rrezikshëm.

Tashmë në hetim përfshihet edhe policia holandeze e cila rindërton mënyrën sesi tuniziani është arratisur nga Berlini drejt Milanon ku mbeti i vrarë nga policia e shtetit fqinj.

Madje para se të mbërrinte në Sesta San Giovani me një autobus ai është fotografuar edhe në Torino të Italisë. Cdo ditë edhe më shumë hetimet po plotësojnë mozaikun që duhet për të ndërtuar figurën dhe udhëtimin e 24 vjecarit .

Dhe ajo cka po trondit sigurinë europiane është pikërisht fakti se tuniziani ishte një person i njohur nga drejtësia, i skeduar si një ushtar vetmitar në kërkim të mbrojtjes.
Madje në 10 maj 2016 Berlini kish njoftuar Romën se Anis Amri ishte një person i rrezikshëm.

Autoritetet e antiterrorizmit kishin njoftuar se nëse i riu do të ndalonte për kontroll duhej bllokuar pasi ai përfshihej në listën e radikalëve islamikë.

Sipas mediave italiane antiterrorizmi gjerman do të duhej të zbulonte lidhjes mes Amri dhe predikuesit ekstremist Abi Ëalaa i cili e ka drejtuar të riun drejt radikalizmit. Në fund të 2015 autori i masakrës në Berlin do të duhej të nisej në Siri por planet nuk shkuan ashtu si duhej. E mesa duket fakti që ai nuk arriti të shkonte në Siri e ka shtyrë Amri të veprojë i vetëm në Europë dhe të kryejë një atentat.

Po mediat italiane citojnë se autori i sulmit në Berlin ku mbetën të vrarë 12 persona kishte ndaluar edhe në Hollandë, pasi në cantën e tij u gjet një sim i këtij shteti e re dhe e papërdorur.

Cdo ditë autoritetet po plotësojnë puzzelin e udhëtimit të Anis Amri i cili pasi vrau me kamion 12 persona në Berlin, udhëtoi nga Franca, drejt Milanos. Në mes të Europës ai udhëtonte ndërsa ishte njeriu më i kërkuar në kontinentin e vjetër, derisa në Milano u rregjistrua edhe destinacioni i tij i fundit.

Ndërkohë policia ka arrestuar  bashkëpunëtorin e Amri, një tunizian 40 vjec. Gjatë hetimeve numri i tij i telefonit u gjet në celularin e të riut. Ai dyshohet se është bashkëpunëtor i Anis dhe sipas autoriteteve ai mund të jetë i përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist e për këtë arsye u udhërua arrestimi i tij. Sipas popilicë gjermane ata kanë kontaktuar disa herë, para se tuniziani Amri të drejtonte kamionin në tregun e Krishtlindjeve duke vrarë 12 persona e plagosur 48 të tjerë.
 
Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave