Terroristi Salah Abdeslam dyshohet
të jetë i arratisuri nga sulmi në Bruksel

Terroristi Salah Abdeslam dyshohet<br />të jetë i arratisuri nga sulmi në Bruksel
Shenjat e  gishtërinjëve të terroristit që mori pjesë në sulmet e Parisit, Salah Abdeslam dyshohen se janë gjetur në banesën ku ndodhi sulmi i së martës, në Bruksel.

 Prokurori Federal belg ka konfirmuar se kanë gjetur shenjat e gishtërinjëve dhe gjurmë të ADN-së në apartamentin, vend në të cilin u bë shkëmbimi i zjarrit me policinë.
Nga ky sulm mbeti i vrarë një person, e ndërsa 2 të dyshuar të tjerë ia dolën të arratisen.
RTV frankofon belg ka raportuar se Abdeslam mund të jetë një nga të dyshuarit të cilët kanë mundur t’i largohen operacionit policor .

Ajo gjithashtu raportoi personi i cili ka mbetur i vrarë gjatë sulmit në Bruksel , Mohamed Belkaïd , ishte i përfshirë në sulmet në Paris .
Abdelslam është kërkuar në lidhje me përfshirjen e tij të dyshuar në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku kanë humbur jetën e 130 njerëzve .

Hetuesit besojnë se  se ai mund të jetë shoferi i makines që ka lenë 3 vrasësit që shkaktuan sulmin afër Stade de France. 

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit