Terroristi tunizian kishte arritur në Francë vetëm pak ditë para masakrës që i mori jetën tre personave

Kishte arritur vetëm pak ditë më parë në Francë dhe u bë autori një nga masakrave më të rënda që ka parë vendi vitet e fundit.

Tuniziani, 21 vjeçar kishte arritur para pak ditësh me një dokument të Kryqit të Kuq Italian, lëshuar pasi ai arriti në ishullin Italian të Lampedusas me anije migrantësh muajin e kaluar.

Sipas njoftimeve të mediave vendase autori gjendet në gjendje kritike në spital,  pasi u qëllua nga policia dhe është në një gjendje kritike.

Në një zhvillim tjetër, një burrë 47 vjeçar që besohet të ketë qenë në kontakt me sulmuesin u arrestua nga policia të enjten vonë.

Vrasja makabre e tre personave dje në Bazilikën e Notre Damit në Nicë, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik francez dhe botëror.

Masakra e së enjtes ka rritur tensionet në Francë, të cilat erdhën pak ditë pas vrasjes së mësuesit francez Samuel Paty pasi u kishte treguar karikatura të diskutueshme të Profetit Muhamed disa nxënësve të tij.

I dyshuari në sulmin e Nicës u dëgjua në mënyrë të përsëritur duke bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) para se të qëllohej nga policia. Ndërkohë që prokurori deklaroi se në momenrtin e kapjes atij iu gjetën një Kuran, dy telefona dhe një thikë 30 cm (12 inç). 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë