Terrorizëm, në Kryeministri,
tritol makinës së prefektit

TIRANE- Për herë të parë në historinë moderne të shqiptarëve, Kryeministria bëhet objekt i një atentati terrorist me tritol të telekomanduar, duke shënuar kështu një precedent tepër të rrezikshëm. Mbi 200 gramë tritol C4, i paketuar dhe me kartën e celularit brenda saj, u gjet nga kontrolli rutinë i një gardisti, poshtë gomës së makinës të prefektit të Vlorës, teksa mjeti i tij po hynte në Kryeministri. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, kur automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të Besnik Dervishit, prefektit të Vlorës. Nga kqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se në mjet ishte vendosur një sasi prej më shumë se 200 gram eksploziv C4, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular.

I pranishëm ishte edhe drejtori i Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha, me të cilin Dervishi kishte lënë një takim. Njësia Antiekploziv në Policinë e Shtetit, e lajmëruar nga personeli i Kryeministrisë dhe policia që sapo kishte mbërritur në vendngjarje, mundësoi shpërthimin e komanduar të lëndës eksplozive, duke përdorur aparaturat e tyre. Mirëpo me këtë procedurë, tepër rutinë dhe të vjetruar, duket se u shkatërrua prova e vetme që mund të sigurohej nga ekspertët, për këtë rast, karta e celularit, e cila ishte e lidhur me 2 detonatorët dhe prej së cilës do të telefonohej nga dikush, për të realizuar shpërthimin. Mëngjesin e djeshëm prefekti kishte udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës me eksplozivin C4 të vendosur në shasi pranë sabratorit të mjetit, poshtë gomës, gati për të shpëthyer.

Ekplozivi dyshohet se është vënë ditën e enjte, në Vlorë, ku është montuar nga persona ende të paidentifikuar. Ndërkaq, në vendngjarje mbërritën krerët më të lartë të policisë, RENEA-s, prokurorisë dhe SHISH, të cilët analizuar ngjarjen. Dervishi u mor në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Mësohet se Dervishi kishte shkuar në selinë e kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha. Dervishi e ka lënë makinën, pak më poshtë, pranë “Rognerit”, ku nuk po gjente parkim.

Më tej, në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një punonjësi të Gardës që ta parkonte atë brenda në perimetrin e kryeministrisë, ndërkohë që  Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe. Për fat të mirë efektivi i Gardës zbuloi gjithçka. Ngjarja është fiksuar direkt si e klasifikuar dhe rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur tashmë janë objekt i një hetimi të shumëanshëm, pasi cilësohet si akt terrorist, e mbetur në tentativë. Rreth motiveve të ngjarjes, ende s’dihet gjë e saktë, teksa paraprakisht detyra e prefektit mendohet se ka qenë “magneti” për tritolin që sipas burimeve të rezervuara të policisë, mund të quhet pa frikë si vazhdë e terrorit që grupet e interesit në ndërtim kanë aplikuar sistematikisht në Vlorë.

Personalitetet
Mbërritën ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kryeminsitri Edi Rama, nuk ndodhej aty.
 
Filmimet
Grupi i ekspertëve ka mbledhur si provë materiale, filmimet e Kryeministrisë dhe të institucionve apo bizneseve përreth, për të mësuar diçka më tepër rreth ngjarjes. Po përpunohen edhe dëshmitë.
 
Vlora me tritol

Më 09 shtator 2011 iu vu titol dhe vdiq gjykatësi Skerdilajd Konomi. Më 3 qershor 2013 tritoli u vu banesës së Ardian Kollozit, kreut të PD lokale dhe Kreshnik Tepelënës, sekretarit të PS lokale, më 23 qershor.
 

 Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis