Terrorizmi, ''blindohet'' BE:
Frikë nga sulme të reja

Terrorizmi, ''blindohet'' BE:<br />Frikë nga sulme të reja
Shtohet frika e sulmeve terroriste në Europë. Rënia e Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme duket se nuk do të jetë aspak një lajm i mirë për inteligjencën europiane.
 
Besohet se ISIS do të përpiqet të godasë unionin europian, paralajmërimi vjen pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Francë.
 
Kujtojmë se lëvizja e ushtarëve të xhihadit është mbyllur përkohësisht por propaganda vijon pasi krerët e saj kërkojnë që xhihadistët të veprojnë aty ku janë.
 
Një numër i madh ushtarësh, policësh ndodhen tashmë në rrugët e shteteve kryesore të Europës.
 
Por nga ana tjetër inteligjenca europiane po përballet edhe me një pikë tjetër që duket se i turbullon disi sigurinë klima politike në shumë shtete nuk është aspak e qetë.
 
Ndërkohë personi që riktheu hijen e frikës në Francën e përballur disa herë me sulme terroriste është identifikuar si 39-vjeçari Ziyed Ben Belgacem.
 
Një kriminel i dënuar më parë e me lidhje me Islamin radikal, ai tentoi t’i rrëmbente mitralozin një ushtareje në aeroportin e Orli-së në Francë para se të qëllohej për vdekje nga kolegët e saj.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan