Terrorizmi, Berisha ndryshon
ligjin e firmosur nga Nano

Terrorizmi, Berisha ndryshon<br />ligjin e firmosur nga Nano
TIRANË - Qeveria vendos të shtojë listën e personave që paraqesin rrezikshmëri për shkak të lidhjeve të tyre me financimin e botës së terrorizmit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar ndryshimet në ligjin, i cili u hartua 8 vjet më parë dhe që mban firmën e ish kryeministrit socialt Fatos Nano.
Krahas listës ekzistuese si financues të terrorizmit shtohet edhe lista e individëve anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talebanët dhe organizatën Al-Qaida. Në vijim të këtij vendimi hiqen si financues të terrorizmit gjithë ata persona të çregjistruar si bashkëpunëtoprë me organizatën Al-Qaida.
Ligji për personat që financojnë terrorizmin u miratua në tetor të vitit 2004, pas listës emërore të dhënë nga OKB.

(Lista gjendet në linkun shoqërues të shkrimit)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti