Terrorizmi dhe emigrantët, mblidhen
në Slloveni përfaqësuesit e BRDO

Në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Slloveni, në kuadër të Procesit të BRDO-s, Ministria e Punëve të Brendshme është përfaqësuar nga Zv.Ministri Ilir Marko dhe Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte menaxhimi i flukseve të emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit, çështje për të cilat shteti shteti shqiptar ka shprehur mbështetjen të plotë në kuadër të nismave të ndërmarra enkas për këtë qëllim.
 
Pjesëmarrësit në takim kanë theksuar se këto takime janë një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta ndaj sfidave me të cilat ndeshen të gjitha vendet e rajonit.
 
Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit kërkon një bashkëpunim e ndërveprim aktiv, dhe në këtë kuadër u vlerësua nisma e ËBCTi-së në të cilën kanë aderuar 17 shtete dhe disa organizma të posaçme të BE-së.
 
Në lidhje me fluksin e emigrantëve, pjesëmarrësit diskutuan rreth menaxhimit të valës migratore duke paraqitur individualisht përvojën e shteteve të tyre gjatë muajve të fundit.
 
Në mbledhje u konkludua që është e nevojshme të sigurohet mbështetje dhe ekspertizë në fusha të tilla si: mbrojtja efektive e kufijve, duke përfshirë dhe parandalimin e trafikut të emigrantëve dhe trafikut në njerëz; si dhe sigurimi i infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e emigrantëve.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime