Terrorizmi e refugjatët, Meta takon
Presidentin e Asamblesë së NATO

Terrorizmi e refugjatët, Meta takon<br />Presidentin e Asamblesë së NATO
Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e kësaj Asambleje, Kongresmenin Michael Turner ku është diskutuar për terrorizmin dhe krizën e refugjatëve.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilat janë duke u diskutuar gjerësisht edhe gjatë punimeve të kësaj Asambleje, si situata në Lindjen e Mesme dhe rreziku që vjen nga terrorizmi dhe shteti islamik i ISIS, kriza e refugjatëve, situata e sigurisë në rajon dhe në kufijtë e Aleancës, politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe në misionet e drejtuara nga NATO në dobi të paqes dhe sigurisë globale.

Ai nënvizoi rëndësinë që ka modernizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë kombëtare, duke rritur kapacitetet njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetet respektive.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Turner shprehu falënderimet në emër të Aleancës për Kuvendin e Shqipërisë për organizimin e kësaj ngjarje madhore në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria është një anëtar i përkushtuar dhe i vlerësuar i saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv