Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi të dielën se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”, kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-DEASH, 950 kilometra katrorë të territorit sirian në rajonin kufitar të Afrinit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Operacioni në Afrin nuk është i natyrës pushtuese, por ka për qëllim të çlirojë zonat nga terroristët e YPG/PKK dhe DEASH dhe të njëjtat t'ua kthejë banorëve lokal”, tha Erdoğan në kongresin e sotëm të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që po mbahet në provincën Bolu.
Ai tha se që nga fillimi i operacionit në Afrin janë neutralizuar 3.300 terroristë dhe se banorët lokal tashmë kanë filluar të kthehen në zonat e çliruara të Sirisë. Erdoğan rikujtoi se Turqia ndan me Sirinë një vijë kufitare prej 911 kilometra, siguria e së cilës rrezikohet nga organizatat terroriste dhe regjimi sirian.
Presidenti turk adresoi kritika të ashpra në llogari të NATO-s, nga shkaku i pasivitetit të saj në raport me kërcënimet ndaj Turqisë në aspektin e sigurisë. “Kur e ka ndërmend NATO të vihet në anën e Turqisë, lidhur me të gjitha zhvillimet në Siri dhe rajon?”, tha ai.
Muajin e kaluar Turqia shënoi 65 vjetorin e anëtarësimit në NATO, e cila çdo sulm mbi një anëtare të saj duhet ta trajtojë si sulm të Aleancës në tërësi. Kufiri jugor i Turqisë është njëherësh kufiri i jashtëm i NATO-s, por Aleanca nuk përkrahu Turqinë pas sulmeve të shumta raketore në territorin e saj nga Siria.
Operacioni "Dega e Ullirit" ka filluar më 20 janar të këtij viti nga TSK dhe Ushtria e Lirë Siriane me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve. Shtabi i Përgjithshëm tha se vetëm sot janë çliruar 14 lokalitete në drejtim të Afrinit.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3685
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23