Terrorizmi,Erdogan i përvishet keq
PE:Vendimet tuaja s'vlejnë asgjë!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot deklaroi se vendimi i Parlamentit Evropian mbi operacionin "Dega e Ullirit" nuk ka kurrfarë vlere, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne jemi nikoqirë të 3.5 milionë sirianëve për shtatë vjet. Po të kishim hapur kufijtë ju do të kërkonit vend për t'u fshehur. Na u jeni lutur që të mos hapim kufijtë. Ne kemi vepruar me humanizëm, por ju nuk dini asgjë nga humanizmi. Tani merrni çfarëdo vendimi që doni. Në njërin vesh hyn e në tjetrin del. Edhe ashtu vendimet që ju merrni nuk vlejnë asgjë", ka thënë Erdoğan para Kongresit të zakonshëm të AK Partisë në Erzurum.

Pas vendimit të PE-së i cili ka të bëjë me operacionin "Dega e Ullirit", është pronocuar edhe Ministria e Jashtme e Turqisë, në të cilën theksohet u se ky vendim për Turqinë është i papranueshëm.

"Nuk mund të pranojë vendimin e PE-së i cili është i njohur për tolerancë ndaj organizatave terroriste. Turqia, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën, me vendosmëri do të vazhdojë luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit", thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Më tej thuhet se ftesa e PE për Turqinë në vendimin e quajtur "Situata në Siri" është një tjetër tregues se sa larg është ky parlament nga realiteti. Me vendimin për operacionin Dega e Ullirit, Parlamenti Evropian edhe një herë ka demonstruar qëndrim të njëanshëm shumë larg nga ai objektiv.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kujton se operacioni "Dega e Ullirit" filloi në përputhje me të drejtën e legjitime të mbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe vendimeve të luftës kundër terrorizmit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

"Objektiv i këtij operacioni janë elementet terroriste PKK/KCK/PYD-YPG që ndodhen në Afrin, por edhe pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH që kanë ardhur në këtë rajon nga pjesë të tjera të Sirisë. PKK është në listën e organizatave terroriste në BE, prandaj, operacioni jo vetëm që synon të mbrojë sigurinë kombëtare të Turqisë, por edhe sigurinë e Evropës", thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se forcat turke i kushtojnë vëmendje maksimale gjatë operacionit për të mos pësuar civilët sirianë.

"Në këtë kontekst, Turqia i kërkon PE-së dhe shteteve anëtare të BE-së të bëjnë përpjekje dhe të marrin përgjegjësinë për përfundimin e konfliktit në Siri që po vazhdon për shtatë vjet dhe të jep kontributin e saj në këtë plan", thuhet në deklaratë. PE miratoi dje një vendim me të cilin i kërkoi Turqisë të ndalë operacionin "Dega e Ullirit", duke shprehur shqetësim rreth tensioneve në rajon.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave