Terrorizmi, fjalimi i kryeministrit
Rama botohet në Financial Times

Terrorizmi, fjalimi i kryeministrit<br />Rama botohet në Financial Times
Fjalimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama është botuar nga prestigjiozja Financial Time si editorial me titullin “Për të mposhtur terrorizmin nevojiten të dyja, dialogu dhe forca”. Kjo ishte fjala e kryeministrit shqiptar në Samitin e liderëve botërorë për luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm të organizuar nga Presidentit Barack Obama.

"Unë jam udhëheqësi i një vendi myslimanësh dhe të krishterësh që jetojnë në atë që Papa Françesku e quajti vëllazëri fetare e që ka një histori të lavdishme të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë jam udhëheqës i një vendi, i Shqipërisë, i cili, pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat përballet, ka bërë përparime të mëdha duke treguar se si mund të jetë një komb me shumë besime që janë në harmoni. Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime si Kryeministër deri tani ka qenë vizita e Papës në kryeqytetin shqiptar.

Ndërsa njerëzit e të gjitha besimeve ose pa asnjë besim dolën për të pritur Papa Françeskun, unë u ndjeva krenar që jam shqiptar, krenar që jam Ballkanas, sepse besoj se, pikërisht, ai moment që u përjetua në Ballkan ka një rëndësi më madhe, në kuptimin e sfidave të mëdha që hasim të gjithë bashkë. Kërcënimi nga radikalizmi i ideologjive dhe, veçanërisht, ekstremizmi i dhunshëm xhihadist nuk do të mposhten lehtë. Duhet përdorur forcë ushtarake, dhe Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në krah të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër së keqes së ekstremizmit të dhunshëm, në fund të fundit, për të mposhtur ideologjinë, na duhet të fitojmë betejën për mendjet dhe zemrat e brezave të ardhshëm, pasi është fuqia e ëndrrave të tyre që e bën ndryshimin një realitet të përditshëm. Këtë e pamë në Ballkan, ku aspirata e brezave të rinj, refuzimi i tyre për t’u lidhur me çdo lloj mënyre tradicionale veprimi të politikës ballkanase, imponoi dhe siguroi dialogun në vend të konfliktit, mirëkuptimin në vend të luftës, jetën në vend të vdekjes. Duhet të ketë strategji politike dhe ushtarake. Dhe ashtu sikurse ne në Ballkan na u desh të zgjidhnim mosmarrëveshje me njëri­tjetrit, po ashtu duhet të trajtohen edhe mosmarrëveshjet në Irak dhe Siri. Kombinimi i forcës ushtarake ndërkombëtare dhe dialogut politik mund të ketë sukses në Lindjen e Mesme, ashtu sikurse ka pasur në rajonin tonë.

Por, mbi të gjitha, u duhet bërë thirrje brezave të rinj në mbarë botën, që ata të shohin shpresë dhe jo gjak në horizont, që të shohin se ne e luftojmë ekstremizmin, ndërkohë që punojmë për të ardhmen e tyre sikur terroristët të mos ekzistonin. Ne, në Shqipëri, do të nisim një reformë për të siguruar që çdo fëmijë të edukohet me një mendësi të hapur ndaj botës së besimeve të ndryshme dhe ngjarjeve historike. Po ja ku jemi, Kombet e Bashkuara. A nuk mundemi të biem dakord të gjithë për një Kartë globale mbështetur mbi një grup vlerash, e cila të bëhet pjesë e të mësohet në programet e shkollave në mbarë botën? Më tej, le të hartojmë programe për komunitetin, rininë, artin dhe kulturën, si Qendra Rajonale kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që jemi duke ngritur në Tiranë, për të luftuar ndarjen ndëretnike dhe për të çrrënjosur stereotipet me anë të dialogut. Ne na duhet koalicioni i ushtrive, por kemi nevojë edhe për koalicionin e ndjenjave e, po kështu, duam që komunitetet të mos përçmojnë besimet e të tjerëve, për të besuar atë që ne besojmë. Në fillim të këtij viti, pamë në Paris si njerëz nga mbarë bota u mblodhën bashkë, pavarësisht nëse solidarizoheshin me pikëpamjet e viktimave për botën.

Para se një sulm tjetër të na tregojë edhe njëherë të gjithëve sa thellë ka shkuar e keqja, le të mobilizohemi për të krijuar një pengesë të pakapërcyeshme të ndjenjës njerëzore me një Kartë globale, një thirrje që shkon drejt e në zemra, që, pavarësisht urrejtjes që mund të mbartin, thellë tyre kërkojnë një botë më të drejtë. Le ta shoqërojmë këtë Kartë me masa që dëshmojnë angazhimin më të sinqertë për ta bërë botën një vend ku besimet dhe dallimet e çdokujt respektohen; një botë më të barabartë e të qëndrueshme, që nga rrethinat e Bagës deri në ato të Parisit.

Unë shpresoj që disa prej atyre që kemi mësuar në Ballkan të mund t’i vlejnë kësaj beteje
Ashtu sikurse një vit paqeje dhe dialogu nuk mund të fshijë një shekull të tërë shenjuar nga lufta dhe urrejtja në Ballkan, ashtu edhe një Kartë nuk mund të zhdukë verbërinë e terroristëve apo etjen për më shumë pushtet të kujtdo që përfiton nga shkatërrimi që ata sjellin. Por le t’i bëjmë thirrje frymës globale, asaj që duhet të luftojë radikalizmin, ashtu siç i bën ballë në të njëjtën kohë ndryshimeve klimatike, sepse asnjë shtet, asnjë ushtri nuk mund t’i mposhtë këto i vetëm dhe, me siguri secili prej popujve, dhe aleancat tona ushtarake së bashku mund të munden prej tyre.

Por nëse ne qëndrojmë së bashku, me vendosmërinë e shpresës, atëherë, ashtu sikurse dikush e ka dëshmuar tanimë, pavarësisht se sa e madhe është sfida, ne mund t’ia dalim (Yes we can!).
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool