Terrorizmi,forcat turke nisen drejt
një tjetër zone,ja ndalesa e radhës

Terrorizmi,forcat turke nisen drejt<br />një tjetër zone,ja ndalesa e radhës<br>
Autokolona e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) është zhvendosur në Idlib për pikën e katërt të vëzhgimit të armëpushimit që do të krijohet në zonën e pakësimit të tensioneve sipas marrëveshjes së Astanës, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona ushtarake që ka hyrë nga Turqia në Idlib në orët e para të mëngjesit, ka mbërritur e sigurt në pjesën periferike perëndimore të Halepit që ndodhet brenda zonës për pakësimin e tensioneve. Turqia me elementët ushtarakë të zhvendosur synon të formojë pikën e katërt për vëzhgimin e armëpushimit në rajon.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana të Kazakistanit mes vendeve garantuese Turqia, Rusia dhe Irani, TSK nisi më 12 tetor 2017 procesin e zhvendosjes për të formuar pikat e vëzhgimit për ndjekjen e armëpushimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib.

Aktualisht në afërsi të kufirit Siri-Turqi janë në veprim pikat vëzhguese të TSK-së të vendosura në kodrën Shejh Akil, në afërsi të kalasë Samaan dhe në fshatin Salve në linjën Idlib-Afrin. Sipas marrëveshjes në zhvendosjen e cila do të shtrihet gradualisht nga pjesa veriore e Idlibit drejt jugut, parashikohet që TSK të formojë pika vëzhguese në gjithsej 12 rajone.

Me fillimin e misionit vëzhgues të TSK-së pas përfundimit të zhvendosjes, pritet që forcat ruse që ndodhen në Forcën e Kontrollit të Pakësimit të Tensioneve të vendosen në pjesën e jashtme të rajonit për pakësimin e tensioneve të Idlibit, si dhe forcat e regjimi edhe opozitarët të vendosen në vijën e frontit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501