Terrorizmi godet sërish Londrën,
shumë të plagosur në metro/ VD
29 persona të plagosu

Terrorizmi godet sërish Londrën,<br />shumë të plagosur në metro/ VD<br />29 persona të plagosu
Një shpërthim ka ndodhur sot në një metro të Londrës, në Britaninë e Madhe, me pasojë plagosjen e disa personave. Nga raportimet e para, bëhet e ditur se pasagjerët janë lënduar në fytyrë. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin Prasons Green Tube, ku mediat raportojnë se është mbyllur menjëherë një pjesë e linjës së trenit nëntokësor.

Policia ka konfirmuar shpërthimin, teksa shkruan se janë të vetëdijshëm për incidentin në stacion, në të cilën kanë mbërritur edhe disa zyrtarë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, por autori ka shpërthyer një armë artizanale, e cila ka shkaktuar tym në vagonin e fundit të trenit. 

[gallery]23896[/gallery]
kova londer
Kova me mjetin plasës që shpërtheu

Helikopteri patrullon mbi zonën ku ndodhi shpërthimi


Report Tv ka siguruar një video nga sulmi terrorist që trondit mëngjesin e sotëm Londrën, ku mbetën 29 persona të plagosur. Videoja është dërguar nga një emigrant shqiptar, në zonën ku ndodhi shpërthimi, në të cilën shihet një helikopter duke patrulluar shumë pranë vendin të ngjarjes. 

Siç mund ta shikoni dhe në video, helikopteri po patrullon mbi zonën ku ndodhi sulmi terrorist, vetëm 1 kilometër larg stacionit të metrosë. 

Ndërkohë, menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm, autoritetet londineze kanë evakuuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet të jetë një person i armatosur me thikë. 



Londra goditet disa herë në pak muaj

Britania e Madhe është tronditur shumë herë nga sulmet terroriste. Një tjetër sulm ka krijuar panik mëngjesin e sotëm në Londër. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një tjetër sulm terrorist. 

Vetëm pak muaj më parë, në qershor të këtij viti, Londra u godit nga dy sulme terroriste të njëpasnjëshme, në të cilët mbetën disa të vrarë. Në sulmin e parë një furgon i bardhë u fut mes këmbësorëve në urën e Londrës, duke iu marrë jetën disa personave. Ndërsa, sulmi i dytë ishte me thikë, ku klientët e një restoranti u therën nga disa persona. Nga këto sulme mbetën 7 persona të vdekur, ndërsa 20 të tjerë përfunduan në spital me plagë të shumta.  

Zhvillimet e fundit nga shperthimi ne Londer

21:20 ISIS merr përsipër sulmin e sotëm në Londër

I ashtëquajturi Shteti Islamik, ka marrë përsipër sulmin e sotëm në Londër. Nëpërmjet medias së tyre "Amaq", ISIS ka thënë se ushtarët e saj janë përgjegjës të sulmit.

Ora 19:10 Shkon në29 numri i të plagosurve
Sipas raportit të autoriteteve britanike, numri i të plagosurve nga shpërthimi në metro, paraditen e sotme.

Ora 15:00 "Sekreti" i bombës në Londër, nëse shpërthente ...
Të tjera reagime kanë ardhur nga sulmi terrorist i ndodhur mëngjesin e sotëm në Londër. Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, ka deklaruar se përgjegjësit e këtij sulmi do të kapen dhe do të vihen para drejtësisë.
“Përgjegjësit e sulmit do të kapen dhe do të vihen para drejtësisë. Nuk gjunjëzohemi para terrorizmit”, tha Sadik Khan.

Nga ana e saj, kryeministrja Theresa May po informohet për zhvillimet mbi sulmin, i cili është i pesti në tokën britanike në gjashtë muaj. Ajo ka thënë se do të kryesojë një takim urgjent këtë pasdite. 
Policia zbuloi se bomba “kovë” nuk ka shpërthyer plotësisht, ndërsa e krahasoi me pajisjet e gatimit të përdorura në sulmet e maratonës në Boston të vitit 2013. 

Bomba 2013, e cila vrau tre persona dhe plagosi qindra të tjerë, ishte e mbushur me thonjtë dhe kushineta, që shkaktonin dëme maksimale. Nuk është e qartë nëse pajisja e përdorur mëngjesin e sotëm në metronë e Londrës kishte predha të ngjashme, por ka dyshime të forta se bëhet fjalë për të njëjtën pajisje. 

Ora 12:50 Sulmi në Londër, Trump: Terroristët, njerëz të çmendur
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar për sulmin terrorist, që goditi mëngjesin e sotëm Londrën. Në mesazhin e tij, Trump ka kërkuar që terroristët të trajtohen në një mënyrë shumë më të ashpër.

Sipas Presidentit amerikan, terroristët janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur.

“Një sulm tjetër në Londër nga një terrorist i humbur. Këto janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur. Terroristët që humbasin duhet të trajtohen në mënyrë shumë më të ashpër. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit të tyre, që ne duhet të presim dhe përdorim më mirë”, shkruan Trump. 

Ora 11:30 Policia konfirmon: Sulm terrorist
Policia londineze ka konfirmuar se shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në një metro të Londrës është sulm terrorist. 

Ora 11:15 Dalin fotot e para të të plagosurve

Ora 11:00 22 persona të plagosur

22 persona janë raportuar të plagosur nga shpërthimi në metronë e Londrës. Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Policia është vënë në kërkim të një autori të dyshuar, i cili ka qenë i armatosur me një thikë dhe është larguar nga vendngjarja menjëherë. Ndërsa, skuadrat e bombave po punojnë për çaktivizimin e një pajisjeje të dytë.

Ora 10:47 Evakuohen pasagjerët 
Pasagjerët, duke përfshirë edhe nxënësit, po evakuohen nga një treni, ku ndodhi shpërthimi në Londër

Ora 10: 35 Londër, dëshmia rrëqethëse: U grumbulluam mbi njëri-tjetrin
Dëshmi të tjera janë zbardhur nga paniku i krijuar mëngjesin e sotëm në Londër, nga një shpërthim i fuqishëm në një metro. BBC sjell dëshminë  enjë gruaje, që ishte e pranishme në stacionin Parsons Green, në momentin e shpërthimit. Ajo tregon panikun e përjetuar, ku njerëzit u grumbulluan mbi njëri-tjetrin, mes të cilëve kishte dhe fëmijë.  

“Ndihej sikur po vraponim për jetën tonë. Ishim duke ecur poshtë shkallëve, shkova poshtë dhe pas pak njerëzit ishin vetëm duke u grumbulluar mbi njëri-tjetrin ... njerëzit po ikin me shpejtësi. Poshtë meje ndodheshin dy zonja dhe një djalë i vogël në të djathtën time, koka e të cilit ishte goditur me beton”, tha ajo. 

Ora 10:15 Rrëfimet e para nga Londra: Kishte shumë të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm Londrën. Një person ka shpërthyer në një armë artizanale në një metro të Londrës, duke lënë disa persona të plagosur. Persona të pranishëm ka rrëfyer momentet e tmerrit në stacionin Parsons Green. 

“Unë jam e sigurt, thjesht duhet të vrapoja për jetën time në stacion. Kishte shumë të plagosur”, shkruan Emma Stevie. 

“U evakuuam në panik”, tha Ben Lee. 

Ndërsa, një tjetër përdorues i mediave sociale tha: "Çfarë po ndodh në Parsons Green, panik dhe zjarr nga një shpërthim”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza