ISIS vijon që të kërcënojë Italinë. Brenda pak ditësh pas sulmit në Barcelonë, Italia është kërcënuar dy herë nga Shteti Islamik.
ISIS u ka kërkuar xhihadistëve që të sulmojnë shtetin fqinj, duke përdorur automjetet si armë, ashtu si në Barcelonë.
“Ju duhet t’i luftoni ata”, është shkruar në italisht, ndërsa kërcënimit të ISIS nuk i ka shpëtuar as Papa Francesku. “Ne do të hakmerremi, do të jemi në Romë”, thuhet në kërcënim.
Gatishmëria në Itali pas kërcënimeve është maksimale, ndërsa qytetarët janë të frikësuar, pasi u tremben përsëritjes së sulmeve si në Barcelonë, Francë, Finlandë dhe Gjermani.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com