Autoritetet Italiane kanë dëbuar nga Italia, emigrantin shqiptar Florian Saraçi 32 vjeç, banues në Villorba të Trevizos.
Ai konsiderohet si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar e me lidhje me radikalizmin islamik.
Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e Antiterrorizmit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias.

Prej marsit të 2018 ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator duke ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër.
Në shkurt të 2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre.
Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë.
Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë e ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar.
/Shqiptarja.com
Komente


Mir ja kanë bërë plehrës.
Përgjigju