Nisur nga sulmet e njëpasnjëshme terroriste mbrëmjen e së premtes në Paris, Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij të marrin masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë në vend.
Kreu i qeverisë ka kërkuar masa shtesë sigurie në objektet e rëndësisë së veçantë, siç janë pikat kufitare, në vijën kufitare, repartet ushtarake, portet, aeroportet, shkollat, spitalet, vendet e grumbullimit të njerëzve, centralet e energjisë elektrike, stacionet e furnizimit me ujë, qendrat e ndërlidhjes telefonike dhe të internetit, stacionet televizive e të tjera.
Gjithashtu, kryeministri Rama ka kërkuar të bëhet kujdes që masat e ndërmarra të mos shqetësojnë ritmin e rrjedhës normale të jetës ekonomike e shoqërore në vend.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është ngarkuar për koordinimin mes institucioneve si dhe për ndjekjen e zbatimit të masave për përforcimin e sigurisë.
Ngjarjet në Francë kanë mobilizuar strukturat më të larta të sigurisë në vend.
Presidenti i Republikës ka thirrur në një takimi kreun e Shërbimit Shtetëror Informativ
Visho Ajazi Lika për të marrë informacionin e plotë rreth situatës së sigurisë në vend.
Policia e Shtetit ka kaluar që prej orëve të mesnatës në gatishmëri të përforcuar. Po ashtu shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore e të tjera.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 1557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20