Terrorizmi, Rama: S'ka vend për
panik. Tusk: S'na frikësojnë dot

Terrorizmi, Rama: S'ka vend për<br />panik. Tusk: S'na frikësojnë dot
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në deklaratën e bërë pas takimit në kryeministri dhanë mesazhin se pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, nuk ka vend për panik. "Shqipëria do të marrë çdo masë të mundshme, jeta do të vazhdoi normalisht", tha Rama. "Sot në Tiranë, Paris, Bruksel, njerëzit ndjejnë të njëjtën shpresë dhe frikë, por shpresa është më e fortë. Besoj fort që terroristët nuk do na frikësojnë sepse liria dhe solidariteti janë më të forta se dhuna dhe frika", u shpreh Tusk.

Terrorismi, Rama: S'ka vend për panik. Tusk: Shpresa është më e fortë

Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, u shpreh se kishte diskutuar me këtë të fundit për terrorizmin dhe krizën e refugjatëve. Rama, duke e cilësuar sulmin në Paris si akt lufte, theksoi se Shqipëria nuk ka pse ndihet e kërcënuar dhe beri thirrje për vijimin normal të përditshmërisë. “Masakra e Parisit, terrorizmi islamik e uli shënjestër nga lartësia e monumente tek lartësia e njerëzve të zakonshëm. Tani më askush matanë perçes nuk është i sigurt. Ky është mesazhi i përcjellë nga terroristët dhe kjo është dhe sfida jonë. Shqipëria është e vogël por e vendosur në zgjedhjen e saj për të qenë një vend i shoqërisë së lirë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare më tej u shpreh se, terrorizmi synon ta tjetërsojë Evropën. “Ajo çka kjo monstër kërkon duke derdhu gjak të pafajshmish është që të na kallë datën që të na detyroi të mos jemi më ata që jemi, të udhëhiqemi nga frika dhe jo nga ëndrra dhe shpresat. Ajo që ndodhi në Francë duhet në radhë të parë të mos lejojmë të na prekë njeriun brenda nesh”, u shpreh kryeministri. Lidhur me rrezikun për sulm të mundshëm ndaj Shqipërisë, Rama theksoi se, nuk ka vend për panik por nga ana tjetër shtoi se do të merren të gjitha masat. “S’ka vend për panik, s’ka vend për frikë, s’ka vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës. Shqipëria nuk është as më shumë e as më pak e kërcënuar sesa vendet e tjera. Shqipëria do të marrë çdo masë të mundshme, jeta do të vazhdoi normalisht sepse nuk ka asnjë arsye të veçantë apo fakt që ne në Shqipëri të ndihemi më të kërcënuar se të tjerët”, deklaroi ai.

Tusk nga ana e tij u shpreh se, Evropa duhet të jetë e bashkuar ndaj sfidës së terrorizmit duke theksuar se shpresa është më e fortë se frika. “Sot në Tiranë, Paris, Bruksel, njerëzit ndjejnë të njëjtën shpresë dhe frikë, por shpresa është më e fortë. Besoj fort që terroristët nuk do na frikësojnë sepse liria dhe solidariteti janë më të forta se dhuna dhe frika. Askush nuk është vetëm sot, por jo se jemi vetëm miq por se është detyrë e jona për të qenë bashkërisht kundër kësaj sfide që është më e madhja.”

rama
rama
(Rama gjatë takimit me Donald Tusk në kryeministri)

Kriza e refugjatëve dhe integrimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë në deklaratën pas takimit me Tusk, tha se kriza e refugjatëve duhet të shërbejë si një mundësi e re për procesin e zgjerimit të BE-së. Duke bërë thirrje për një qasje të re dhe të guximshme, Rama theksoi se integrimi i Shqipërisë nuk mund të jetë peng e politikave të ndonjë vendi të BE-së dhe kërkoi që vitin e ardhshëm të hapen negociatat për anëtarësim. “Çdo krizë është edhe një mundësi e re dhe kjo duhet të vlejë dhe për procesi ne zgjerimit të BE-së. BE nuk mund të vijoi ta shoh integrimin e Ballkanit si inerci e politikës tradicionale të zgjerimit. Duhet qasje e re dhe e guximshme për Ballkanin. Detyrat ne i kemi bërë dhe i bëjmë jo se i kërkon Brukseli por se i imponon e mira për fëmijët tanë”, tha ai.

Nga ana e tij, Tusk tha se për sfidën e krizës së refugjatëve vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë dhe nga ana tjetër u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së për të dhënë ndihmë në menaxhimin e situatës. “E gjithë Evropa po përballet me një sfidë shumë të madhe me fluksin e refugjatëve. E vlerësoj gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar. Niveli i kësaj sfide dhe ritmi i ngjarjeve do të thotë që duhet të punojmë bashkërisht. BE është i gatshëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë rrugët tranzite. BE duhet t’iu ndihmojë për të menaxhuar flukset dhe për të trajtuar shkaqet që në gjeneze. Ne duhet të kontrollojmë në mënyrë efektive kufijtë e jashtëm, në bashkëpunim dhe koordinim për të siguruar që procesi është i menaxhuar si duhet. Vendet në këtë rajon kanë nevojë për ne. Inkurajojmë vendet e BE që të shtojnë mbështetjen.

Rama kishte dhe një “porosi” për Tusk si President i Këshillit të BE-së. “Uroj që raporti i KE-së që ishte pozim dhe uroj që të konfirmohet dhe nga Këshilli, të shërbejë si nxitje për hapjen e negociatave të anëtarësimit viti ne ardhshëm. Në kontekstin e krizave që kalojmë janë (hapja e negociatave) strategjike për Shqipërinë por dhe për Ballkanin dhe BE dhe nuk mund të jenë peng e politikave të cilitdo vend anëtar”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kreu i Këshillit të BE-së, Tusk duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, tha se partitë politike duhet të çojnë deri në fund reformat që janë pezull duke vënë theksin tek ajo në sistemin e drejtësisë. “Në takimin tonë riafirmuam angazhimin e përbashkët për integrimin në BE dhe mirëpritëm edhe gjetjet e raportit, i cili tregon progres të qëndrueshëm. Ne ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes ndërpartiake për të përfunduar reformat pezull, në veçanti reformën në gjyqësor. Së fundmi ne diskutuam angazhimin e Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal. BE e vlerëson aleancën tuaj me vlerat tona të përbashkëta për punët e jashtme siç është edhe përgjigja e përbashkët të dhunimit nga Rusia të sovranitetit të Rusisë në Ukrainë. Edhe besimi im personal që në fakt nuk ka asnjë alternative tjetër për të ardhmen evropiane. Do arrijmë progres!”, përfundoi Tusk.

Në fund, Rama tha se shqiptarët nuk janë evropian vetëm në ditë të mirë por edhe në këtë këqija dhe kanë treguar se janë evropian më shumë se ndonjë vend tjetër anëtar i BE-së. “Shqipëria nuk është e prekur nga kriza e refugjatëve nuk është pjesë e korridorit, por Shqipëria mund të preket me ardhjen me dimrin. Ne nuk jemi evropianë vetëm për ditë të mirë, jemi evropian edhe në ditë të këqij dhe ndryshe nga shumë evropian që harrojnë se janë evropianë kur përballen në ditë të këqija si fenomeni i krizës së refugjatëve, ne jemi të vendosur për të qenë pjesë e çdo projekti evropian për krizën për të dhënë kontribut sado modest. Edhe pa qenë anëtar edhe pa hapur negociata ne dimë të sillemi si evropianë edhe më mirë sesa disa evropianë”, u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike