Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar rihapjen ditën e dielë, 18 nga 19 misionet diplomatike të tyre të mbyllura gjatë javës së kaluar për shkak të kërcënimeve terroriste. 

Departamenti i Shtetit tha se se vetëm ambasada e saj në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, do të qëndrojë e mbyllur “për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi terrozimin”. SHBA- ja mbylli 19 misione diplomatike në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të dielën e kaluar, në përgjigje të asaj, që ata e konsideruan si një kërcënim për një sulm terrorist. 

Konsullata në qytetin pakistanez të Lahore-s, që u mbyll pas një kërcënimi tjetër pa lidhje me ato të javës së kaluar, do të qëndrojë gjithashtu e mbyllur.

Mbyllja e ambasadave së bashku me alarmin për udhëtimet globale, erdhën pasi SHBA-të raportuan mesazhe të përgjuara mes liderëve të al-Qaeda-s. Raportimet bënin me dije se mesazhet mes liderëve kryesorë kishin të bënin me një komplot ndaj një ambasade.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)