Alarmi nga kërcënimi terrorist në vend është në nivelin 3 nga një shkallë me 5 nivele të tilla. Agjencitë kombëtare dhe policia duket se janë vënë në gjendje gadishmërie edhe pse Sapo sqaron se ka marrë “shumë shpesh” informacione të këtij lloji.
Një ditë më parë, kreu i shërbimit sekret amerikan James Clapper pohoi se ISIS-i ka celula klandestine në disa vende të Europës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Italinë. “Vazhdojnë të na bien në duar informacione që dëshmojnë se Shteti Islamik komploton në të treja këto vende”, ishte komenti i tij. Militantët, sipas Clapper, kanë përfituar nga kriza e zgjatur e emigrantëve në Europë, ndërsa ekspertë të tjerë mendojnë se problemi më i madh i kontinentit të vjetër vazhdon të mbetet mungesa e bashkëpunimit dhe e ndarjes së informacioneve të inteligjencës me të tjerët.
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)