Liderët e Bashkimit Evropian gjatë samitit në Bruksel arritën një marreveshje në luftën kundër terrorizmit.
Kjo marrëveshje synon të përforcojë përpjekjet për mbrojtje të përbashkët dhe për të luftuar luftëtarët e huaj.
Lajmi u bë me dije nga presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk i cili e përcaktoi bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes një hap historik.
“Të gjitha shtetet pjesëtare janë thirrur të marrin pjesë dhe brenda tre muajsh duhet të prezantojnë listën e përgjegjëisve për projektet ushtarake” u shpreh Tusk i cili shtoi se do të ketë po ashtu bashkëpunim më të madh në shkëmbimin e informacioneve për të mbrojtur qytetarët evropiane.
Në ditën e parë të Samitit kreu i komisionit evuropian Jean Claude Juncker u shpreh se liderët europianë diskutuan lidhur me terrorizmin që është ende një kërcënim dhe të gjithë ranë dakort për të bashkëpunuar në sektorin e mbrojtjes.
Edhe presidenti i ri francez Emanuel Macron, në samitin e tij të parë të BE-së, që kur u shpall kreu i Elizesë, i cilësoi historike hapat e vendeve europiane, drejt mbrojtjes së përbashkët. Masa të tilla ndërmerren pasi kontinenti i vjetër e kryesisht disa nga shtetet kryesore evropiane janë goditur nga sulme terroriste të cilat kanë marrë me dhjetra jetë njerëzish të pafajshme.
Sa i përket Rusisë ,Këshilli Europian vendosi zgjatjen e sanksioneve ekonomike për Moskën, me 6 muaj të tjerë.
Brexit,May:Qytetarët e BE-së nuk do të dëbohen menjëherë
Sa i përket Brexit një nga cështjet më të rëndësishme të diskutimit,Kryeministrja Theresa May siguroi liderët e Unionit se çdo qytetar i BE, që jeton në Britaninë e Madhe prej 5 vitesh, do të sigurojë leje të përherëshme qëndrimi në vend dhe do të mund të mbështetet tek benefitet shëndetësore e arsimore, edhe pas Brexit-it. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com