Një shqiptare nga Maqedonia e Veriut u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në Serbi vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një bluze me Shqiponjë. Ngjarja u denoncua nga Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
”Një shqiptare nga Maqedonia e Veriut u mbajt në paraburgim dhe u detyrua të paguante një gjobë në Serbi vetëm sepse djali i saj 9 vjeç kishte një bluze me Shqiponjë”, ka shkruar ambabasadori kosovar në Maqedoninë e Veriut.
Për rastin në fjalë ka raportuar mediumi Gazeta KOHA në Maqedoninë e Veriut.
Afër Beogradit, një patrullë e policisë së Serbisë ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, e i kanë marrë në stacion të policisë vetëm sepse djali i tyre i mitur, kishte veshur një bluzë me shqiponjë.
Nga ora 19 e ditës së djeshme e deri sot pasdite, policia kishte mbajtur peng familjen shqiptare në polici, ndërsa para gjykatës ka nxjerrë nënën e djalit, S.B, e cila është dënuar me 30.000 dinarë si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.
Gruaja nuk është lënë e lirë pa paguar gjobën në para dhe kur e ka firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohet hyrja në territorin serb për 7 vitet e ardhshme.
Rasti i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur terrorizohen shqiptarët nga policët serb. Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.
An Albanian from ???????? was kept in detention and forced to pay a fine in ???????? just because her 9 years old son had a shirt with read & black ???? Truly appalling though not surprising for many of us except for those still believing in appeasement policy twd Vucichttps://t.co/G1tInAfIZq
— Florian Qehaja (@FQehaja) August 24, 2023
UN SE KUPTOJ SE SI KTA KOSOVARET SHKOJNE NE SERBI APO KONSUMOJN PRODUKTE SERBE. SINQERSHT SE KUPTOJ..... SEPSE LUFTA MES TYRE SKA MBARUAR ENDE!!!
PërgjigjuSerbet vuajne jo vetem nga shqipofobia,por dhe nga shqiponjefobia!
PërgjigjuBesoj shqipja duhet gjuhe zyrtare ne N.Maqedoni , ashtu sikur zvicra ka 3 gjuhe zyrtare te 3 shteteve mbi 20% Shqiptaret jane autokton ne N.Maqedoni dhe duhet brenda 2024 GJUHA shqip te jete official edhe ne pasaporta !
PërgjigjuO edi Rama ku je? ti kerkon te drejtat e serbve ne mitrovice, po te drejtat e shqiparve ne maqedoni kush do i kerkoj? apo pretendon qe bullgaret e maqedonis do bejne drejtesi per shqiptaret?
PërgjigjuJane qytetare Maqedonas, prandaj i takon qeverise atje ti mbroje shtetasit e saj! Cfare lidhje ka Edi Rama ne kete rast? Keshtu eshte kur nuk njihni ligjet, ja fusni kot!
Albin putana le ti kerkoje se e beri mut dynjane.
Ja fute kotë o Ermal