Sulmi i një nate më parë në Mynih të Gjermanisë ka shënuar 3 viktima shqiptare nga Kosova, dy vajza të moshës 14-15 vjeç dhe nje djalë 21 vjeçar.
Fillimisht u raportua se Sabina Sulaj, 15 vjeçe, kishte mbetur viktimë në dyqanin MC Donald-s të Qendrës Tregtare "Olympia" e cili u sulmua me armë nga gjermano-iraniani 18 vjeçar Ali Snoboly, ndërsa shoqja e saj e cila rezultonte e zhdukur Armela Segashi, 14 vjeçe, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune.
Viktima e tretë shqiptare në sulmet terroriste të Myniuht është Dijamant Zabërgja, 21 vjeç, po nga Kosova.
Lajmin për vdekjen e Dijamantit e njoftoi babai i tij, Naim Zabergja përmes rrjetit social Facebook. ''Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste’', ka shkruar ai.
Policia gjermane dyshon se autori i vrasjeve, 18 vjeçari gjermano-iranian nuk kishte lidhje me ISIS, por sulmi mendohet të jetë rrjedhojë e problemeve psiqike dhe urrejtja e adoleshentit. Sipas policisë, Ali Snoboly, në vitin 2012, ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar një trajtimi psikiatrik pas fenomenit të "shqetësimit maniakal”. Burime të policisë thonë gjithashtu se vrasësi kishte pasur probleme edhe në shkollë: të premten e shkuar, nuk kishte marrë një provim.
Pas kontrollit në shtëpinë e vrasësit, policia konfirmon se mund të flitet për sulm amoku. Autori ka qenë në trajtim psikologjik për shkak se ka vuajtur nga depresioni. Duket se gjermano-iraniani ka pasur probleme në shkollë dhe nderonte autorin e sulmit amok të kryer nga një i ri në një shkollë gjermane, në Vininden, ku humbën jetën 15 vetë, më 11 mars 2009. Në kompjuterin e tij janë gjetur lojëra kompjuterike të dhunshme.
18-vjeçari me origjinë iraniane, ka përdorur një pistoletë ‘Glock 9 mm’ me numër serie të fshirë dhe kishte me vete rreth 300 fishekë.
Zhvillimet nga sulmi terrorist në Mynih
Ora 19:20 Mes të plagosurve dhe një 14 vjeçar nga Bujanoci
Në sulmet e Mynihut ka mbetur i plagosur dhe një 14 vjeçar nga Bujanoci, i identifikuar si Benet Adili. Ai i është nënshtruar një operacioni në fyt, ndërsa mjekët gjermanë kanë siguruar se është jashtë rrezikut për jetën.
Ora 17:20 Sulmi, mes të plagosurve edhe një 44-vjeçare nga Kosova
Pas 3 viktimave Dijamant Zabergja, Sabina Sulaj, Armela Segashi nga sulmi në Mynih të Gjermanisë ka mbetur e plagosur edhe një 44-vjeçare po nga Kosova, Lumnije Azemi. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës pas komunikimit me autoritetet gjermane. Lumnije Azemi ka mbetur e plagosur nga sulmi ditën e djeshme në qendrën tregtare në Mynih nga i riu gjermano- iranian.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, është njoftuar zyrtarisht nga policia gjermane se dy nga nëntë viktimat e sulmit të djeshëm në Mynih, janë edhe të rinjtë kosovarë: Aremela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër.Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.
MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar.
Ora 13:00 Merkel: Gjermania në zi me zemër të vrarë për ata që s'kthehen më
Kancelarja Merkel shprehet e tronditur në deklaratën e saj të shtunën. Gjermania mban zi me "zemër të vrarë, për ata që nuk do të kthehen më kurrë në familjet e tyre“, tha Merkel.
Ajo iu adresua familjeve të të vrarëve. "Ne jemi me mendimet tona tek ju, ne ndajmë dhimbjen tuaj, ne vuajmë bashkë me ju".
Nga ana tjetër Merkel lëvdoi punën e policisë. “Ata janë në kuptimin më të mirë ndihmës dhe mbrojtës të qytetareve dhe qytetarëve. Bashkëpunimi mes autoriteteve bavareze dhe atyre të federatës ka funksionuar “ngushtë dhe në vijimësi”", deklaroi kancelarja gjermane.
Ora 12:00 Policia gjermane: Autori s'kishte lidhje me ISIS
Sipas policisë gjermane në konferencën për shtyp , sulmuesi i Mynihut nuk kishte asnjë lidhje me shtetin Islamik që ka kryer disa sulme kohëve të fundit (ISIS).
Ali Snoboly quhej 18-vjeçari gjerman me origjinë iraniane, i vdekur pasi më parë kishte ekzekutuar dhjetëra persona në një “Mc Donald’s” në Mynih të Bavarisë, ku thuajse të gjithë ishin të rinj dhe adoleshentë.
Sipas hetimeve të para të policisë gjermane, autori mund t’i ketë tërhequr viktimat në një kurth, duke postuar në Fb një status të rremë se në dyqanin “fast food”-it kishte ushqim falas.
“Në vitin 2012, autori i atentatit ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar një trajtimi psikiatrik pas fenomenit të shqetësimit maniakal”. Kështu u shpreh shefi i policisë së Mynihut, Hubertus Andrae. Burime të sigurisë, thonë se vrasësi kishte pasur probleme edhe në shkollë: të premten e shkuar, nuk kishte marrë një provim.
Po ashtu, shefi i policisë në qytetin gjerman, shtoi se 18-vjeçari me origjinë iraniane, ka përdorur një pistoletë ‘Glock 9 mm’ me numër serie të fshirë dhe kishte me vete rreth 300 fishekë
Ora 09:42 Angela Merkel thërret takim urgjent pas sulmit terrorist
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thirrur për sot një takim urgjent të Këshillit të saj të sigurisë për të diskutuar mbi masakrën.
“Bëhet fjalë për një sulm çnjerëzor dhe mizor,” dhe nuk përjashtohen motivet terroriste, tha Peter Altmaier, shefi i kabinetit të zonjës Merkel. Shtetet e Bashkuara deklaruan se ajo që ndodhi në Munich ishte “një sulm i qartë terrorist”, që duhet të dënohet në mënyrën më të fuqishme.
Vrasësi, 18 vjeçar me prejardhje iraniane ka vrarë së paku 10 persona, në mesin e tyre edhe tre kosovarë.
9:30 Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë: Nuk ka asnjë qytetar të vdekur shqiptar nga sulmet në Mynih
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nuk ka qytetarë shqiptarë në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Munich
9:00 Ndërron jetë shqiptari i tretë në Mynih
Ka shkuar në tre numri i viktimave shqiptare nga sulmi i mbrëmshëm në Mynih. Dijamant Zabergja është i vdekuri i tretë sipas një njoftimi që babi i tij ka bërë në rrjetin social facebook. Ai ka shkruar: ‘’Me pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste’’.

(Viktimat Dijamant Zabërgja, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi)
Sulmet
Persona të armatosur hapën zjarr në Qendrën Tregtare "Olympia" në një dyqan të McDonald's, duke lënë të vdekur në vend 9 persona, ndërsa 16 të tjerë u plagosën në qendër të Mynihut si dhe një lagje të qytetit.
Sipas mediave gjermane, nje person i identifikuar si një iraniano gjerman vetem 18 vjeç ka qëlluar me armë në brendësi të Qendrës Tregtare ne një Mc Donald.
Qendra tregtare e cila u sulmua është e ndërtuar në vendin ku ishte fshati olimpik për Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972, gjatë të cilit u vranë 11 atletë izraelitë dhe 1 polic gjerman, pasi u morën peng nga një grup i armatosur palestinez.
Ndërkohë, nga një tjetër sulm me armë, në qendër të qytetit të Mynihut mësohet se kanë mbetur të vdekur tre persona. Bilanci mund të jetë edhe më i madh pasi autorët kanë hapur zjarr pranë një stacioni autobusi ku ka pasur një grumbull të madh njerëzish.
Ndërsa në sulmin e tretë më armë të regjistuar pasditen e kësaj të premte në Mynih.
/Shqiptarja.com

VIDEO