Terrorizohet Novosela, 100 vjedhje nga janari, banorët: Ndihmë! Kemi frikë, po bëjmë roje natën me turne (VIDEO)

VLORE-Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. Bishani është fshati më i prekur me 40 vjedhje, 6 në Aliban, ndërsa të tjerat në Poro, Dëllenjë dhe Mifol.  Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë në Report Tv. Sipas tyre janë dy grupe që kryejnë grabitje natën por këto të fundit po kryhen nga një grup i strukturuar që lëvizin me armë. Qamile Bulla është një e moshuar e prekur nga grabitjet. Vetëm 3 ditë më parë Qamiles i janë vjedhur 2 viça ku sipas saj i kane shkaktuar një dëm prej 300 mijë lekësh. Qamile Bulla i bën thirrje shtetit të vendosë dorë në këtë zonë dhe të ndërhyjë urgjent pasi pas bagëtive radhën mund ta kenë banesat dhe ky grup që lëviz me armë ndoshta mund të marrë dhe ndonjë jetë në përpjekje për të ruajtur banesat e tyre.

Djali i Qamile Bulles, Adritaiku shprehet se bashkë me fshatin kanë bërë një mbledhje ku po bëhet roje çdo natë nga një grup prej 3 vetash nga fshati. Sipas tij, kanë 3 dite pa gjumë por nuk dinë dhe sa do të rezistojnë. 'Kemi arritur deri në identifikimin e personave por shteti të bëjë punën vetë, mos të zgjasë hetimet pasi jeta jon është e pasigurt" thotë ai. Alfred Dalipi një tjetër banor i fshatit Bishan shprehet se i kanë vjedhur lopën, madje sipas tij e njeh personin që ia ka vjedhur dhe therur në oborr e shtëpisë më pas ia tregtuan për mish. Ai thotë se i ka bërë thirrje policisë të marrë masat ndryshe do e kalojnë në vetëgjyqësi. Dalipi tregon se shteti nuk ndërhyn pasi sipas tij mund të kenë dorë me grabitësit duke i toleruar ata. Këto akuza ndaj uniformave blu i ngrenë edhe banorë të tjerë të cilët tregohen skeptikë ndaj punës së policisë.

Fshatit Bishan në Novoselë 

Që prej muajit janar deri më tani janë kryer 100 vjedhje, thuajse në gjithë fshatrat e njësisë administrative Novoselë, por deri tani thonë banorët nuk ka asnjë të arrestuar. Grabitjet kanë prekur pothuajse të gjitha fshatrat e njësisë administrative Novoselë, por Bishani është më i prekur, por grabitje të tilla janë regjistruar  dhe në Aliban, Delisuf, Poro dhe Dëllenje.  Banorët të trembur dhe që kërkojnë ndihmën e policisë dhe ndërhyrjen e shtetit për të vënë para përgjegjësisë grabitësit. Zgjidhja për vetë banorët nëse nuk ndërhyn shteti do të vijë nga vetë ata sipas paralajmërimit të tyre. Tashmë kanë nisur të patrullojnë natën për të ruajtur pronat e tyre deri në momentin kur të shohin reagimin e policisë apo shtetit. Vetëgjyqësi për të mbrojtur banesat, pronën, por edhe jetët e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/05/2019 10:43

    Shikoni foto ilustruese , shtëpi mu në mes të arrave, le që e shëmtuar sa s ka ku të vejë si shtëpi Afghanistani, por shikoni si ka dhunuar estetikisht dhe ligjërisht fushën. Keshtu eshte bere masaker e njejte në të gjithë vendin. Tani kjo mutëri duhet te marë fund. Tu vihet dinamiti nga Konispoli në Vermosh e të pastrohet mutëria katnare e prapambetur qe na bëri gjemen duke na shemtuar vendin! D i n a m i t i n !

    Përgjigju
  • Ardi: 08/05/2019 10:14

    Vriteni ndonjë nga ata hajdutët turrjuni fshatce me arëm dhe do e shikoni që nuk do vjedhin më

    Përgjigju
  • Lik: 08/05/2019 08:10

    Apliko ligjin me Prerje dore, do ta shohim Pastaj do vjedhi me Njeri Naten,do ta beni gjumin si si qingjer, skeni Nevoje me bere Turne Naten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja