Terrorizoi banorët dhe qëlloi 12 herë drejt policisë, arrestohet 45-vjeçari në Elbasan! RENEA plagosi Josif Kavajën! Në banesë iu gjetën 30 granata, 13500 fishekë dhe kanabis

Pas më shumë se 16 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavajën në Zavalinë mëngjesin e sotëm (25 dhjetor). Ai është kapur i gjallë ndërsa mësohet se gjatë orëve të natës Kavaja ka qëlluar me armë drejt efektivëve të RENEA-s dhe drejt fshatit.

Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e plagosur 45-vjeçarin me dy plumba, një në bark dhe një në këmbë.  

Pas arrestimit, Kavaja u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Forca të shumta policie kanë 'blinduar' spitalin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t'i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar. Mësohet se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë. Më pas, ai është larguar nga banesa e tij dhe shkoi në drejtim të pyllit.

45 vjeçari banon i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
FOTO/ Qëlloi mbi policinë dhe terrorizoi banorët, në banesën e Josif Kavajës gjenden 13500 fishekë

Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje mbi ngjarjen e mbrëmshme, kur 45-vjeçari Josif Kavaja terrorizoi banorët e fshatit Zavalinë në Elbasan dhe qëlloi drejt efektivëve të policisë.  

Policia njofton se në banesën e Kavajës janë gjetur 13500  fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi  me fara kanabis.

"Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K  ndaj forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan  dhe më pas ndaj forcave Rena , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos,  veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13500  fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi  me fara kanabis.

Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit  me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopat", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ora 13:17
Arrestimi i Josif Kavajës në Elbasan/ Në banesën e tij gjenden 30 granata, 2300 fishekë, eksploziv e kanabis

1608887482_1608887347josifkavaja.jpg

Detaje të reja dalin nga ngjarja e arrestimit të 45-vjeçarit Josif Kavaja në Elbasan.

Report Tv mëson se gjatë kontrolleve në banesën e tij në fshatin Seltë, policia gjeti dhe sekuestroi municione, 30 granata, 2300 fishekë dhe një kallashnikov.

Gjithashtu ndër të tjera u gjet dhe një sasi e madhe eksplozivi, një sasi e madhe parash, kanabis dhe fara kanabisi.

Ora 11:56
Elbasan/ Josif Kavaja u qëllua me 2 plumba nga RENEA, në bark dhe në këmbë

Detaje të reja vijnë nga ngjarja në Elbasan pas arrestimit të Josif Kavajës. Mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët e RENEA-s, 45-vjeçari ka marrë 2 plumba, një në këmbë dhe një në bark.

Ai aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Elbasanit.

Ora 10:19
Josif Kavaja futet në sallën e operimit, forca të shumta policie 'blindojnë' spitalin

Josif Kavaja është futur në sallën e operimit për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë.

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.

Ora 10:11
Terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi drejt policisë, ky është 45-vjeçari Josif Kavaja

1608887482_1608887347josifkavaja.jpg

Ky është Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi Elbasanin ditën e djeshme.

Pas 16 orësh operacion, policia bëri të mundur arrestimin e tij mëngjesin e sotëm.

Ora 10:04
U plagos nga RENEA, mbërrin në spitalin e Elbasanit, Josif Kavaja

45-vjeçari Josif Kavaja ka mbërritur në spitalin e Elbasanit. Ky është momenti që ai është dërguar në spital.

Ai do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimet e zjarrit me forcat RENEA.

Gazetari Ronaldo Gjoshi bën me dije se Kavaja është plagosur në këmbë.

Ora 08:57
Qëlloi drejt efektivëve, RENEA plagos 45-vjeçari Josif Kavaja

1608847905_ELBASAN1.jpg

Pas arrestimit të 45-vjeçarit Josif Kavaja, policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen.

Ata bëjnë me dije se RENEA dhe Kavaja kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur 45-vjeçari.

Sipas policisë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 08:05
Prej më shumë se 12 orësh në arrati, arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi mbi policinë

1608877861_policia.jpg

Prej më shumë se 12 orësh në arrati, arrestohet 45-vjeçari Josif Kavaja që terrorizoi Elbasanin dhe qëlloi mbi policinë.

Mësohet se rreth orës 2 të natës, 45-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt efektivëve të RENEA-s.

Ai po shoqërohet për në komisariatin e Elbasanit.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 25/12/2020 14:57

    Shyqyr qe e kane plagosur dhe kapur.se ndryshe do kishin plasur protestat ne mbeshtetje te viktimes se terrorit policor cife kavaja.dhe keto granata e fisheke kushedi ku do perdoreshin nen THIRRJET "cuci te jape doreheqjen,"te arestohet ardi veliu ".sa keq per lsi.humbi nje kauze.

    Përgjigju
  • Pelioni: 25/12/2020 14:45

    Ata trimat e medias e ca të tjerë,që thërrasin rrugëve të Tiranës polici fashiste,ç'kanë me thënë për publikun,apo sipas tyre gjaku i mbi 200 policve të vrarë nuk vlen.

    Përgjigju
  • Deni: 25/12/2020 14:25

    Ky nuk qenka budalla me gjth ate armatim.!

    Përgjigju
  • Dori: 25/12/2020 13:16

    Ta kishin plagosur dhe ne koke mire do ishte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë